Udhëzim Nr. 1, datë 31.12.2012 për vërtetimin e kopjes në letër të dokumentit elektronik NGA instituciones publike.

Në mbështetje të nenit 102 paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të paragrafit 1 të nenit 10 dhe të pikës 1 të nenit 21 të ligjit Nr. 10273/2010 “Për dokumentin elektronik”, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit

 

UDHËZON:

 

1. Autoriteti kompetent për lëshimin e kopjes në letër të dokumentit elektronik është institucioni, i cili krijon dokumentin elektronik, në përputhje me kërkesat e ligjit Nr. 10273/2010 “Për dokumentin elektronik”.

 

2. Kopja në letër e dokumentit elektronik është forma e jashtme e paraqitjes së tij.

 

3. Titullari i institucionit publik autorizon personin që vërteton kopjen në letër të dokumentit elektronik.

4. Kopja në letër e dokumentit elektronik ka të njëjtën vlerë ligjore me dokumentin elektronik kur realizohet në përputhje me nenin 10 të ligjit Nr. 10273/2010 “Për dokumentin elektronik” dhe këtë udhëzim.

 

5. Kopja në letër e vërtetuar si kopje e dokumentit elektronik duhet të përmbajë elementet e mëposhtme:

a) shënimin “Kopje e njëjtë me dokumentin elektronik”. Ky shënim duhet të jetë në çdo faqe të kopjes në letër në një vend të dukshëm e të qartë;

b) çdo faqe e kopjes në letër të dokumentit elektronik nënshkruhet nga personi i autorizuar prej titullarit të institucionit;

c) kopja në letër e dokumentit elektronik shoqërohet me një shkresë, sipas aneksit 1 (bashkëlidhur). Kjo shkresë ngjitet në mënyrë të sigurt me kopjen në letër të dokumentit elektronik;

d) mungesa e elementeve të mësipërme cenon barasvlershmërinë ligjore të kopjes në letër të dokumentit elektronik.

Tarifa dhe vlera përkatëse për shërbimet që lidhen me vërtetimin e kopjes në letër të dokumentit elektronik përcaktohet nga titullari i institucionit që lëshon dokumentin.

Kopja në letër e dokumentit elektronik trajtohet në përputhje me kërkesat e ligjit për arkivat dhe me normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë.

Ky udhëzim hyn në fuqi pasi botohet në Fletoren Zyrtare.

 

 

MINISTRI PËR INOVACIONIN DHE TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT

Genc Pollo

 

Aneksi 1

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

EMËRTIMI I INSTITUCIONIT

Adresa:

Nr. Prot. Dita.muaj.viti

Lënda: Vërtetim i kopjes në letër të dokumentit elektronik

Vendndodhja

VËRTETIM

Bazuar në pikën 1 të nenit 10 të ligjit Nr. 10 273, datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” dhe udhëzimit Nr. , datë____.____2012 të Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, me autorizimin Nr. ____, datë , lëshuar nga z/znj. (titullari i institucionit) , vërtetoj se kjo kopje në letër është:

“Kopje e njëjtë me dokumentin elektronik”

Titulli/përshkrimi i dokumentit bashkëlidhur:

Numri i faqeve të dokumentit bashkëlidhur: (me numra dhe shkronja)

I autorizuar:

(Emërtimi i detyrës)

(Emri/mbiemri)

(Nënshkrimi i personit të autorizuar)

(Vula e institucionit)

 

Deja una respuesta

Tu dirección de correo electrónico no será publicada. Los campos obligatorios están marcados con *

Este sitio usa Akismet para reducir el spam. Aprende cómo se procesan los datos de tus comentarios.