Akt Normativ Nr. 8, datë 30.9.2009 për një ndryshim në ligjin Nr. 9880, datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Në pikën 2 të nenit 10 të ligjit Nr. 9880, datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”, fjalët “…të ministrit, që mbulon punët e brendshme” zëvendësohen me “…të ministrit përgjegjës të fushës, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.”
Neni 2
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha