Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
K U V E N DI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Në ligjin Nr. 8530, datë 23.9.1999 “Për shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen këto ndryshime e shtesa:
1. Pika 17 ndryshohet si më poshtë:
“17. “Ministria” është ministria që mbulon veprimtarinë e shërbimeve postare”.
2. Pas pikës 20 shtohet pika 21 me këtë përmbajtje:
“21. “Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)” është organi rregullator, i cili mbikëqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ky ligj, nga ligji Nr.9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nga politikat e zhvillimit të fushës së komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.”.
Neni 2
Neni 6 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 6
1. Ministri, nëpërmjet drejtorisë përgjegjëse për shërbimin postar, ndjek zbatimin e politikës së Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në sektorin e shërbimeve postare.
2. AKEP-ja mbikëqyr zbatimin e kuadrit rregullator, të përcaktuar nga ky ligj dhe nga politikat e Këshillit të Ministrave.
3. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit e në këshillim edhe me AKEP-në e shoqatat e konsumatorëve, ndërmerr të gjitha vendimet e nevojshme për përmbushjen e objektivave të politikës së zhvillimit të shërbimeve postare.”.
Neni 3
Neni 7 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 7.- Detyrat e ministrit
Ministri, nëpërmjet drejtorisë përgjegjëse për shërbimin postar, ushtron këto detyra:
a) zhvillon politikën e sektorit postar, nëpërmjet strategjisë dhe parimeve të zhvillimit të shërbimeve postare, hapave e drejtimeve për zhvillimin e tregut dhe të infrastrukturës postare dhe detyrave, që lidhen me integrimin europian;
b) propozon në Këshillin e Ministrave aktet ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë veprimtaritë dhe shërbimet postare;
c) propozon në Këshillin e Ministrave masa, që sigurojnë kryerjen e shërbimit bazë postar;
ç) propozon marrëveshjen me operatorin publik të postave për detyrat dhe treguesit, që ai duhet të plotësojë për respektimin e detyrimeve për kryerjen e shërbimit bazë;
d) ushtron kontroll mbi veprimtarinë e operatorit publik të postave, për plotësimin e kushteve të marrëveshjes së lidhur, për sigurimin e shërbimit bazë;
dh) mbledh nga operatorët dhe ofruesit e shërbimeve, që i nënshtrohen këtij ligji, çdo informacion të nevojshëm për ushtrimin e funksioneve të veta dhe i publikon ato informacione, që lidhen me ecurinë e përgjithshme të sektorit postar në Republikën e Shqipërisë;
e) përfaqëson Republikën e Shqipërisë në Bashkimin Postar të Përbotshëm (UPU) dhe në organizatat e strukturat europiane dhe rajonale, përgjegjëse për shërbimet postare, si dhe në nënshkrimin e traktateve e të marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e postave. Ndjek zbatimin e detyrimeve të sektorit postar, që rrjedhin nga traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, në të cilat aderon apo është palë Republika e Shqipërisë;
ë) bashkëpunon me organet e pushtetit vendor për çështjet e shërbimit postar.”.
Neni 4
Pas nenit 7 shtohet neni 7/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 7/1.- Kompetencat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare
1. Për të përmbushur qëllimin dhe objektivat rregullatorë, të përcaktuar nga ky ligj, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka këto kompetenca:
a) nxit zhvillimin e sektorit postar, duke zbatuar procedurat e licencimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
b) jep licencat, në bazë të përcaktimeve të këtij ligji dhe mbikëqyr respektimin e kushteve të licencave;
c) miraton procedurat, përmbajtjen, pagesat për licencat, për ushtrimin e veprimtarisë postare;
ç) kontrollon cilësinë e shërbimeve të ofruara nga operatorët dhe kërkon që ato të përputhen me standardet e caktuara;
d) kontrollon respektimin e zonës së rezervuar;
dh) harton dhe miraton standardet dhe kushtet teknike, në përputhje me rekomandimet e organizmave ndërkombëtarë;
e) kujdeset që konkurrenca ndërmjet operatorëve të postave dhe ofruesve të shërbimeve postare të mbështetet në parimet e transparencës, mosdiskriminimit dhe ndershmërisë;
ë) harton projektaktet normative, që rrjedhin nga ky ligj;
f) kërkon nga operatorët dhe ofruesit e shërbimeve postare të japin çdo lloj informacioni, që mund të jetë i nevojshëm për performancën e funksioneve të rregullimit, duke garantuar ruajtjen e sekretit për informacionin e dhënë;
g) bashkëpunon për hartimin e kodit postar në Republikën e Shqipërisë;
gj) harton dhe adopton standarde për përcaktimin e densitetit të pikave të aksesit për rrjetet postare, me qëllim që ofrimi i shërbimit bazë (numri dhe densiteti) të jenë në përputhje me nevojat e përdoruesve;
h) harton metodologjinë e rregullimit të tarifave për shërbimin bazë, e cila, nëpërmjet ministrit, paraqitet për miratim në Këshillin e Ministrave;
i) përfaqëson Republikën e Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare Rregullatore të Shërbimeve Postare;
j) përgatit dhe paraqet çdo vit, brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës, në Kuvend raportin vjetor të veprimtarisë së vitit pararendës, i cili duhet të përmbajë detyrimisht:
i) një analizë të ofrimit të shërbimit bazë postar, me një vlerësim të cilësisë dhe të efikasitetit të shërbimit, situatës së shërbimeve të rezervuara;
ii) një analizë të tregut të shërbimeve postare dhe perspektivat e zhvillimit të tij;
iii) raportin e punës së AKEP-së për fushën e shërbimit postar.
2. Raporti publikohet në buletinin e AKEP-së dhe në faqen e tij të internetit.
3. AKEP-ja ka detyrimin të informojë publikun dhe të drejtojë këshillime e diskutime të rëndësishme publike për çështjet e shërbimeve postare.”.
Neni 5
Në nenin 8, pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje:
“6. Operatori publik ka të drejtën e ngritjes së Postbankës, veprimtaria e së cilës rregullohet me akte ligjore dhe nënligjore të veçanta.”.
Neni 6
Në nenin 13 pika 3, emërtimi “DPPT” zëvendësohet me emërtimin “AKEP”.
Neni 7
Në nenin 14 pika 2, emërtimi “DPPT” zëvendësohet me fjalët “drejtoria që mbulon shërbimet postare”.
Neni 8
Në nenin 15 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Ministri, në bashkërendim me organet përkatëse, përcakton kushtet dhe procedurat për operimin e rrjeteve postare, si dhe ofrimin e shërbimeve postare, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur sipas dispozitave përkatëse ligjore. Ministri mund të kufizojë ose të pezullojë përkohësisht ofrimin e shërbimeve bazë postare nga operatori publik i postave.”.
b) Pas pikës 2 shtohen pikat 3 dhe 4 me këtë përmbajtje:
“3. Operatorët postarë asistojnë për sigurimin e shërbimeve postare në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.
4. Detyrimet e operatorëve postarë dhe kërkesat e kufizimet, të cilat janë të lidhura me sigurinë dhe mbrojtjen e vendit apo gjatë krizave joushtarake ose natyrore, përcaktohen në licencat individuale.”.
Neni 9
Titulli i kreut V ndryshohet si më poshtë:
“KREU V.- LICENCAT INDIVIDUALE DHE LICENCAT E PËRGJITHSHME”.
Neni 10
Kudo në nenin 16, fjala “Ministri” zëvendësohet me emërtimin “AKEP-ja”.
Neni 11
Kudo në nenin 17, fjalët “Ministri” dhe “DPPT” zëvendësohen me emërtimin “AKEP”.
Neni 12
Në nenin 18 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1, emërtimi “DPPT” zëvendësohet me emërtimin “Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.
2. Në pikën 2, fjala “Ministri” zëvendësohet me emërtimin “Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.
3. Në pikën 3, emërtimi “DPPT” zëvendësohet me emërtimin “Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.
4. Në pikën 4, emërtimi “DPPT” zëvendësohet me emërtimin “Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.
5. Në pikën 6, emërtimet “DPPT” dhe “drejtor i DPPT-së” zëvendësohen me emërtimin “Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.
6. Pika 7 ndryshohet si më poshtë:
“7. Kundër vendimit të inspektorit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare mund të bëhet ankim në këshillin drejtues të AKEP-së brenda 10 ditëve nga data e vënies së gjobës. Këshilli drejtues merr vendim brenda 30 ditëve nga data e ankimit. Kundër vendimit të këshillit drejtues të AKEP-së mund të bëhet ankim në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit.”.
Neni 13
Në nenin 32 pika 5, emërtimi “DPPT” zëvendësohet me fjalët “Drejtoria përgjegjëse për shërbimet postare dhe AKEP-ja, që të kryejnë funksionet e parashikuara në nenet 7 shkronja “e” dhe 7/1 shkronja “f””.
Neni 14
Në nenin 33, pikat 2 e 3 ndryshohen si më poshtë:
“2. Dënimi me gjobë dhe masa e saj vendosen nga inspektorët e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankimi, sipas parashikimit në pikën 7 të nenit 18 të këtij ligji.
3. Për zbatimin e kërkesave të këtij neni, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare bashkëpunon me organet përkatëse. Të ardhurat nga gjobat kalojnë në Buxhetin e Shtetit.”.
Neni 15
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
K R Y E T A R E
Jozefina Topalli (Çoba)