Ne mbeshtetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave
K U V E N D I
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I
KREU I .- DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1.- Objekti i ligjit
1. Ky ligj rregullon ofrimin e veprimtarive postare, kushtet e kryerjes se sherbimeve postare, rolin e shtetit ne sektorin postar, si dhe te drejtat dhe detyrat perkatese te operatoreve dhe te perdoruesve.
Neni 2.- Qellimi
Qellimi i ketij ligji eshte:
1. Sigurimi i ofrimit te sherbimit baze postar ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise.
2. Mbrojtja e interesave te perdoruesve dhe sigurimi i trajtimit te barabarte te tyre.
3. Nxitja e konkurrences se lire dhe efektive ne ofrimin e sherbimeve postare.
4. Nxitja e permiresimit te vazhdueshem te cilesise se sherbimit.
5. Sigurimi i sekretit te korrespondences dhe trajtimi konfidencial i te gjitha te dhenave per perdoruesin.
Neni 3.- Perkufizime
Ne kuptim te ketij ligji e ne perputhje me terminologjine nderkombetare ne fushen e postave, sipas Glosarit te percaktuar nga Bashkimi Postar i Perbotshem (UPU), termat e meposhtme kane kuptimin qe vijon:
1.»Sherbime postare» kuptohen sherbimet e kryera kundrejt pageses per transmetimin e objekteve te postes se letrave ose per transmetimin e kolive te adresuara, deri ne nje peshe 30 kg secila. Gjithashtu, «sherbime postare» quhen edhe sherbimet kundrejt pageses, qe sigurohen nepermjet mjeteve per transmetimin e objekteve postare.
2. «Sherbim baze postar» kuptohet pranimi, perpunimi, vijimi dhe dorezimi i objekteve te thjeshta te postes se letrave te adresuara, deri ne 2 kg, i kolipostes se adresuar deri ne 10 kg, sherbimi i urdher-pagesave postare dhe sherbimi per objektet e regjistruara dhe te siguruara. Per koliposten e adresuar nderkombetare, qe hyn nga shtete te tjere, kufiri i sherbimit baze shtrihet deri ne 20 kg.
3. «Objekte postare» kuptohet çdo lloj objekti, i transmetuar nga operatori postar (objekte te postes se letrave, koliposta, urdherpagesa postare etj.).
4. «Transmetim» kuptohet çdo veprimtari e parashikuar per pranimin, perpunimin, vijimin dhe dorezimin e objekteve postare tek i adresuari.
5. «Objekte te postes se letrave» kuptohen letrat, kartpostalet, shtypshkrimet, literatura per te verberit, paketat e vogla.
6. «Objekte te thjeshta postare» kuptohet çdo objekt postar, qe nuk shoqerohet me asnje sherbim sigurimi, regjistrimi apo sherbime te tjera speciale.
7. «Sherbime speciale» kuptohen sherbimi i regjistrimit, i sigurimit dhe i regjistrimit, lajmerimmarrja, posta ajrore, sherbimi ekspres, pagimi ne çastin e dorezimit, e prishshme, e thyeshme, per t'iu dorezuar vetem te adresuarit.
8. «Sherbime me vlere te shtuar» kuptohen sherbimet e tjera nga sherbimet baze dhe sherbimet speciale, si dhe sherbimet e reja, permbushja e te cilave realizohet nga ofruesi i sherbimit, sipas rregullave te tij te biznesit.
9. «Posta direkte» kuptohet nje komunikim qe ka te beje vetem me material reklame ose marketingu dhe qe permban nje mesazh identik, me perjashtim te emrit, adreses apo te te dhenave te tjera, te cilat nuk e ndryshojne natyren e mesazhit dhe qe i dergohet nje numri te ndjeshem personash. Faturat, deftespagesat dhe mesazhet e tjera joidentike nuk do te quhen poste direkte.
10. «Agjent postar» kuptohet nje person, fizik ose juridik, i autorizuar per kryerjen e sherbimeve postare nga nje ofrues i sherbimeve postare.
11. «Rrjet postar publik» kuptohet teresia e lidhjeve teknike dhe te trafikut te zyrave te postes dhe te sherbimeve te transportit, vene ne interes te ofrimit te sherbimeve postare nga operatori publik i postave.
12. «Treg postar» kuptohet tregu i sherbimeve postare te siguruara kundrejt pageses.
13. «Operator publik i postave» kuptohet çdo person juridik qe i ofron publikut sherbimet baze postare, sipas nje marreveshjeje qe lidhet per kete qellim ndermjet ketij personi juridik dhe Ministrit.
14. «Sherbime te rezervuara» nenkupton sherbimet e kryera ekskluzivisht nga operatori publik i postave, per te permbushur detyrimin e sherbimit baze dhe qe kane te bejne me pranimin, perpunimin, transportin dhe dorezimin e objekteve te
korrespondences se brendshme, me çmim dhe kufi peshe , sic percaktohet ne vendimin e Keshillit te Ministrave.
15. «Ofruesi i sherbimit» kuptohet çdo person juridik apo fizik, i cili i ofron publikut sherbime postare.
16. «Perdorues» kuptohet çdo person, fizik apo juridik, i cili perfiton nga ofrimi i sherbimeve postare si nje dergues ose i adresuar.
17. «Ministri» kuptohet ministria qe mbulon veprimtarine e sherbimeve postare.
18. «Minister“,kuptohet ministri i ministrise qe mbulon veprimtarine e sherbimeve postare.
19.»Licence individuale»kuptohet e drejta qe ijepet cdo subjekti juridik, vendas ose te huaj, qe ploteson kerkesat e legjislacionit shqiptar per sherbimet postare , per ofrimin e sherbimeve te tjera nga ato te rezervuara, qe perfshihen ne sherbimin baze postar.
20.»Licence e pergjithshme “kuptohet e drejta qe i jepet cdo subjekti fizik juridik, vendas apo te huaj,qe ploteson kerkesat e legjislacionit shqiptarper sherbimet postare , per ofrimin e sherbimeve te tjera nga ato te rezervuara, qe nuk perfshihen ne sherbimin baze postar.
21.»Autoriteti Rregullator i Komunikimit» kuptohet njesia qe pergjigjet per rregullimin, ne shkalle kombetare, te veprimtarise se sherbimeve postare
Neni 4.- Perdorimi i sherbimeve postare
Te gjithe shtetasit, shqiptare ose te huaj, rezidente te perhershem apo te perkohshem ne Republiken e Shqiperise, kane te drejte te perdorin sherbimet postare, ne menyre te barabarte, ne perputhje me dispozitat e ketij ligji.
Neni 5.- Sherbimi postar nderkombetar
Sherbimi postar nderkombetar rregullohet ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, me konventat e organizatave nderkombetare, ne te cilat eshte anetaresuar Republika e Shqiperise, me marreveshjet dypaleshe ose shumepaleshe, te lidhura ndermjet Ministrise dhe ofruesve te sherbimit.
KREU II.- ROLI I SHTETIT NE SEKTORIN POSTAR
Neni 6.- Roli i shtetit
1.Ministria, nepermjet Drejtorise ne varesi te se ciles eshte veprimtaria e sherbimeve postare, ushtron qeverisjen shteterore te sherbimeve postare ne Republiken e Shqiperise duke percaktuar dhe politiken e strategjine e zhvillimit te postave brenda kuadrit te vendosur nga ky ligj.
2.Autoriteti Rregullator i Komunikimit mbikqyr zbatimin e kuadrit rregullator te percaktuar nga ky ligj dhe nga politikat e Keshillit te Ministrave.
3.Keshilli i Ministrave , me propozim te Ministrit dhe ne keshillim me Autoritetin Rregullator te Komunikimit dhe shoqatat e konsumatoreve, ndermerr te gjitha vendimet e nevojshme per permbushjen e objektivave te politikes se zhvillimit te postave.
Neni 7.- Detyrat e Ministrise
Drejtoria pergjegjese per sherbimin postar ne Ministri ushtron keto detyra:
1.- Zhvillon Politiken e Sektorit Postar. nepermjet Strategjise dhe principeve te zhvillimit te sherbimeve postare, hapave dhe drejtimeve per zhvillimin e tregut dhe te infrastruktures postare dhe detyrave qe lidhen me integrimin Evropian.
2.- Propozon ne Keshillin e Ministrave aktet ligjore due nenligjore qe rregullojne veprimtarite dhe sherbimet postare.
3.- Propozon ne Keshillin e Ministrave masa qe sigurojne kryerjen e sherbimit baze postar.
4.- Propozon ne Keshillin e Ministrave miratimin e tarifave postare te sherbimeve baze dhe te sherbimeve te rezervuara.
5.- Propozon ne Keshillin e Ministrave marrjen e masave per zbatimin e kerkesave te parashikuara ne nenin 15 te ketij ligji.
6.- Propozon Marreveshjen me operatorin public te postave, per detyrat dhe treguesit qe ai duhet te plotesoje per rrespektimin e detyrimeve per kryerjen e sherbimit baze.
7.- Ushtron kontroll mbi veprimtarine e operatorit publik te postave per plotesimin e kushteve te marreveshjes se lidhur , per sigurimin e sherbimit baze.
8.- Mbledh nga operatoret dhe ofruesit e sherbimeve, qe i nenshtrohen ketij ligji, cdo informacion te nevojshem per ushtrimin e funksioneve te veta dhe publikon ato informacione, qe lidhen me ecurine e pergjithshme te sektorit postar ne Republiken e Shqiperise.
9.- Perfaqeson Republiken e Shqiperise ne Bashkimin Postar te Perbotshem(UPU), si dhe ne organizatat dhe strukturat Evropiane dhe rajonale pergjegjese per sherbimet postare si dhe ne nenshkrimin e traktateve dhe te marreveshjeve nderkombetare ne fushen e postave.Ndjek zbatimin e detyrimeve per sektorin postar qe rrjedhin nga traktatet due marreveshjet nderkombetare, net e cilat aderon apo eshte pale Republika e Shqiperise.
10.- Bashkepunon me organe e pushtetit vendor per ceshtjet e sherbimit postar.
Neni 7/1.- Kompetencat e Autoritetit Rregullator te Komunikimit
Autoriteti Rregullator i Komunikimit ka keto kompetenca:
1.- Nxit zhvillimin e sektorit postar duke zbatuar procedurat e licencimit, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.
2.- Jep licencat ne baze te percaktimeve te ketij ligji dhe mbikqyr rrespektimin e kushteve te licencave.
3.- Kontrollon cilesine e sherbimeve te ofruara nga operatoret dhe kerkon qe ato te perputhen me standardet e caktuara.
4.- Harton dhe miraton standardet dhe kushtet teknike, ne perputhje me rekomandimet e organizmave nderkombetare.
5.- Kujdeset qe konkurrenca ndermjet operatoreve te postave te mbeshtetet ne parimet e transparences , mosdiskriminimit due ndershmerise.
6.- Zhvillon draftet e akteve normative qe rrjedhin nga ky ligj, per rregullimin.
7.- Kerkon nga ofruesit e sherbimeve postare te japin cdo lloj informacioni qe mund te jete i nevojshem per performancen e funsioneve te rregullimit, duke garantuar ruajtjen sekretit per informacionin e dhene.
8.-Miraton kodet postare per rrjetet e operatoreve qe ofrojne sherbimin baze, si dhe bar-kodet e objekteve postare dhe te urdherpagesave postare ne perputhje me kerkesat nderkombetare dhe mban rregjistra te ketyre kodeve.
9.- Zhvillon dhe adapton standarde per percaktimin e densitetit te pikave te aksesit per rrjetet postare me qellim qe ofrimi i sherbimit baze (numri dhe densitetit), te jene ne perputhje me nevojat nevojat e perdoruesve.
10.- Zhvillon metodologjine e hartimit te tarifave per sherbimin baze, e cila paraqitet per miratim ne keshillin e Ministrave.
11.- Autoriteti Rregullator i Komunikimit perfaqeson Republiken e Shqiperise ne organizaten nderkombetare rregullatore te sherbimeve postare.
12.- Cdo vit Enti Rregullator i Komunikimit pergatit dhe paraqet ne Keshillin e Ministrave dhe ne Parlament nje raport mbi punen ne fushen e sherbimeve postare i cili mban detyrimisht:
a.nje analize te ofrimit te sherbimit baze postar, me nje vleresim te cilesise dhe efikasitetin e sherbimit, situaten e sherbimeve te rezervuara.
b.Nje analize te tregut te sherbimeve postare dhe perspektivat e zhvillimit te tij.
c.raporti do te publikohet ne buletinin e ARK si dhe ne faqen e tij te internetit.
13.- Autoriteti Rregullator i komunikimit duhet te informoje publikun dhe te drejtoje konsultime e diskutime te rendesishme publike ne lidhje me ceshtjet e sherbimeve postare.
KREU III.- SHERBIMET POSTARE
Neni 8.- Objektet, veprimtarite dhe sherbimet postare
1.Objektet postare perfshijne:
a) korrespondencen: letrat, kartpostalet, shtypshkrimet, mostrat, literaturen per te verberit, paketat e vogla;
b) koliposten;
c) telefaksin;
ç) urdherpagesat.
2.Veprimtaria postare mbulon fushat e meposhtme:
a) prodhimin, emetimin, venien ne qarkullim dhe terheqjen nga qarkullimi te pullave postare dhe te objekteve te lidhura me to;
b) pranimin, perpunimin, vijimin dhe shperndarjen e objekteve postare.
3.Veprimtarite e percaktuara ne piken 2 shkronja «a» te ketij neni, do te ushtrohen nga organi shteteror, qe e mbulon kete veprimtari. Veprimtarite e percaktuara ne piken 2 shkronja «b» te ketij neni, do te ushtrohen ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, ne baze te marreveshjes, te licences apo te lejes perkatese.
4.Veprimtarite postare te percaktuara ne piken 2 shkronja «b» te ketij neni, te cilat ushtrohen rregullisht kundrejt nje pagese, do te tarifohen si sherbime postare.
5.Perveç veprimtarive postare te paraqitura ne piken 2 te ketij neni, operatori publik i postave mundet, bazuar ne kontratat perkatese, te ushtroje edhe veprimtari te tjera si:
a) sherbime financiare dhe bankare;
b) veprimtari sigurimi;
c) sherbim te transportit dhe te shperndarjes se librave dhe te gazetave;
ç) bashkepunim ne sherbimin telegrafik dhe te transmetimit te te dhenave me operatoret qe ofrojne keto sherbime;
d) bashkepunim ne sherbimin telefonik publik nepermjet kabinave telefonike publike me operatoret qe ofrojne keto sherbime;
dh) sherbimin e ndermjetem per qarkullimin e parave (kryerja e veprimeve bankare per llogari te te treteve);
e) transferim parash;
e) sherbime te tjera.
Veprimtarite e siperpermendura mund te ushtrohen vetem nese ushtrimi i tyre nuk demton standardet e ofrimit te sherbimit baze dhe nuk jane ne kundershtim me legjislacionin, qe rregullon keto sherbime.
Neni 9.- Objekte qe ndalohen te transmetohen nga posta
Ndalohet te transmetohen ne rruge postare objektet, permbajtja e te cilave bie ndesh me legjislacionin shqiptar ne fuqi ose me marreveshjet nderkombetare, ne te cilat shteti shqiptar eshte pale.
KREU IV.- SHERBIMI BAZE
Neni 10.- Sigurimi i sherbimit baze
1. Sherbimi baze postar duhet t'i ofrohet çdo perdoruesi, ne te gjithe territorin, me nje çmim unik dhe te perballueshem dhe me nje cilesi te mire. Sherbimi baze postar duhet te sigurohet per çdo dite pune, por jo me pak se 5 dite ne jave, me perjashtim te rrethanave ose te kushteve gjeografike, qe gjykohen te veçanta nga Ministri.
2. Sherbimi baze postar i ngarkohet operatorit publik te postave nga Ministri, ne emer te shtetit dhe ne baze te marreveshjes qe lidh me te, siç percaktohet ne nenin 12 te ketij ligji.
3. Sigurimi i sherbimit baze postar do te realizohet brenda 2 vjetesh nga hyrja ne fuqi e ketij ligji.
Neni 11.- Sherbime te rezervuara
1. Operatori publik i postave qe te permbushe detyrimin e sherbimit baze postar, duhet qe ne menyre ekskluzive:
a) te autorizohet per prodhimin, emetimin, venien ne qarkullim dhe terheqjen nga qarkullimi te pullave postare dhe te objekteve te lidhura me to;
b) te kete te drejten e transportimit te objekteve te thjeshta te postes se letrave te brendshme, ne peshen qe do te percaktohet ne vendimin e Keshillit te Ministrave.Ketu perfshihen dhe objektet e postes se drejtperdrejte;
c) te kete te drejten e vendosjes se kutive postare ne vendet publike.
2. Ben perjashtim nga zona e rezervuar korrespondenca vetjake apo e biznesit, e cila shperndahet vete, pa pagese dhe pa ndermjetesine e te treteve.
3. Kushtet e nxjerrjes se pullave postare, veçanerisht rregullimet per hartimin e planit vjetor te nxjerrjes se pullave postare, pershkrimin, numrin e serive dhe karakterin e tyre, percaktohen nga Keshilli i Ministrave.
4. Kushtet e hollesishme te zbatimit, si dhe te drejtat dhe detyrat qe rrjedhin nga dhenia e ekskluzivitetit, sipas pikes 1 shkronjave «b» dhe «c» te ketij neni, percaktohen ne marreveshjen qe Ministri lidh me operatorin publik te postave.
Neni 12.- Rregullimi i operatorit publik te postave
1 Ne marreveshjen qe lidhet ndermjet Ministrit dhe operatorit publik te postave percaktohen sherbimet e ofruara dhe detyrat e te drejtat e operatorit publik te postave per sigurimin e sherbimit baze postar, qe lidhen me te drejtat ekskluzive dhene per kete qellim.
2. Marreveshja lidhet me afat 20-vjeçar dhe rishihet çdo 4 vjet, me synimin per te pasqyruar ndryshimet qe burojne nga evoluimi i tregjeve postare dhe i kushteve te pergjithshme.
3.Ne marreveshjet do te trajtohen:
a)misioni dhe orientimet strategjike te operatorit publik te postave;
b)standardet e sherbimit dhe objektivat cilesore;
c)menyrat dhe mjetet e kontrollit te kryerjes se sherbimit;
ç)publikimin e detajeve te sherbimit baze postar per kushtet dhe pikat e aksesit, si dhe te dendurise ne pranimin dhe shperndarjen e objekteve postare;
d)procedurat e trajtimit te reklamacioneve;
dh)objektivat financiare dhe treguesit e drejtimit;
e) parimet e vendosjes se tarifave per sherbimet e rezervuara (qe lidhen me te drejtat ekskluzive te operatorit publik te postave), per sherbimet baze postare dhe miratimi i tyre;
e) menyra e mbajtjes se llogarive per te siguruar transparencen e tyre;
f) plani i biznesit;
g) politika e investimeve dhe ajo kerkimore-shkencore;
gj) politika e zhvillimit te burimeve njerezore;
h) kerkesat e bashkepunimit teknik dhe te trafikut me ofruesit e tjere te sherbimeve baze postare, per te siguruar trajtimin jodiskriminues te tyre dhe per shlyerjet e detyrimeve reciproke;
i) te dhenat statistikore te veprimtarise dhe periodiciteti i tyre.
4. Kur operatori publik i postave nuk permbush kushtet e marreveshjes, Ministri, pasi ka ndjekur gjendjen e ofrimit te sherbimit baze postar dhe ka marre te gjitha masat per mbeshtetjen e tij, duke perfshire dhe ato te parashikuara ne nenin 33 te ketij ligji, dhe me gjithe perpjekjet e tij nuk eshte arritur rezultati i pritshem, nderhyn ne rishikimin e kushteve te marreveshjes ne afate me te shkurtra nga ato te parashikuara ne piken 2 te ketij neni. Pershkrimi i detajuar i masave te mesiperme do te behet ne marreveshjen qe lidhet me operatorin publik te postave.
Neni 13.- Bashkepunimi ne sherbimin postar
1. Operatori publik i postave mund te perfitoje nga veprimtaria e nje bashkepunuesi (agjenti postar) per kryerjen e sherbimeve qe i jane besuar atij.
2. Agjenti postar nuk mund te ushtroje veprimtari te tjera jopostare, te cilat bien ndesh me kushtet per permbushjen e veprimtarise postare.
3. Autoriteti Rregullator i Komunikimit percakton kushtet me plotesimin e te cilave, agjentit postar i jepet e drejta te perdore shprehjet «poste» dhe «postare».
Neni 14.- Veprimtarite e sherbimit
1. Operatori publik i postave duhet te informoje publikun per sherbimet qe ofrohen, orarin dhe standardet e sherbimit.
2. Rregullat e detajuara te ofrimit te sherbimit baze postar nga operatori publik i postave percaktohen ne «Rregulloren e sherbimit baze postar», e cila miratohet nga Drejtoria qe mbulon sherbimet postare.
Neni 15.- Situatat e jashtezakonshme
1. Ministri ne koordinim me organet kompetente perkatese percakton kushtet dhe procedurat per operimin e rrjeteve postare si dhe ofrimin e sherbimeve postare ne kushtet e gjendjes se jashtezakonshme, te shpallur sipas dispozitave perkatese ligjore. Ministri mund te kufizoje ose pezulloje perkohesisht ofrimin e sherbimeve baze postare nga operatori publik i postave.
2. Ne rastet e specifikuara ne piken 1 te ketij neni, asnje ankese per demshperblim ose shlyerje detyrimi nuk mund te behet kunder operatorit publik te postave.
3. Operatoret postare asistojne per sigurimin e sherbimeve postare ne kushtet e gjendjes se jashtzakonshme .
4.Detyrimet e operatoreve postare dhe kerkesat e kufizimet te cilat jane te lidhura me sigurine dhe mbrojtjen e vendit si dhe gjate krizave jo ushtarake por natyrore, percaktohen ne licencat individuale.
KREU V.- LICENCAT
Neni 16.- Licencat individuale
1. Ofrimi i sherbimeve te tjera nga ato te rezervuara, por qe perfshihen ne sherbimet baze postare, behet ne baze te nje licence qe jepet nga Autoriteti Rregullator i Komunikimit..
2.Autoriteti Rregullator i Komunikimit percakton procedurat e dhenies se licencave, permbajtjen e tyre, si dhe kushtet e modifikimit, te pezullimit dhe te revokimit te licencave.
3. Dhenia e licences eshte e kushtezuar me:
a) regjistrimin e pretenduesit si person juridik ne gjykate;
b) mungesen e pengesave ligjore per te ushtruar nje veprimtari te tille;
c) angazhimin e aplikuesit per permbushjen e kerkesave themelore, qe kane te bejne me konfidencialitetin, sigurine e rrjetit postar per mallrat e rrezikshme, mbrojtjen e te dhenave, si dhe te kerkesave te ketij ligji dhe te akteve te tjera, ligjore e nenligjore, perkatese;
ç) detyrimin e tyre qe te respektojne te drejtat ekskluzive qe i jepen operatorit publik te postave;
d) zoterimin e kushteve materiale dhe teknike, te domosdoshme per ofrimin e sherbimit.
4. Licenca perfshin:
a) fushen per te cilen jepet (sherbimet qe perfshihen dhe shtrirja gjeografike e tyre, rajonale apo kombetare);
b) kohezgjatjen e licences;
c) te dhena mbi kushtet e ofrimit dhe treguesit cilesore te sherbimit;
ç) te dhena per menyrat e kompensimit, ne rastet e mospermbushjes se sherbimit dhe trajtimi i reklamacioneve.
5. Licenca mund te perfshije edhe detyrime te sherbimit baze postar, ne rastet kur Autoriteti Rregullator i Komunikimit e gjykon te nevojshme nje gje te tille per sigurimin e ketij sherbimi.
6. Mosmiratimi i dhenies se licenses shoqerohet me shpjegimet perkatese.
Neni 17.- Licencat e pergjithshme
1. Sherbimet e tjera postare, qe nuk perfshihen ne sherbimin baze postar, ushtrohen pas dhenies se licences se pergjithshme nga Autoriteti Rregullator i Komunikimit.
2.Procedura per dhenien e licences se pergjithshme percaktohet nga Autoriteti Rregullator i Komunikimit.
3.Nje licence e pergjithshme mund t'i jepet nje personi fizik ose juridik, i cili:
a) ploteson kerkesat themelore te konfidencialitetit, te sigurise dhe te mbrojtjes te se dhenave, si dhe respekton te drejtat ekskluzive qe i jepen operatorit publik;
b) ploteson kerkesat e nevojshme, sipas legjislacionit ne fuqi, per te ushtruar veprimtarine postare.
4. Ofruesi i sherbimit eshte i detyruar te njoftoje Autoritetin Rregullator te Komunikimit per pezullimin dhe perfundimin e veprimtarise se tij, te pakten 30 dite para marrjes se nje veprimi te tille.
5. Ofruesi i sherbimit duhet t'ia paraqese tarifat per dijeni Autoriteti Rregullator te Komunikimit te pakten 15 dite para venies se tyre ne zbatim, si dhe te jape çdo informacion qe i kerkohet nga ai per kryerjen e funksioneve te saj.
6.Nje ofrues i sherbimit, qe ofron sherbimet ne baze te nje licence individuale, sipas nenit 16 te ketij ligji, nuk ka nevoje per licence te pergjithshme nga Autoriteti Rregullator i Komunikimit, siç parashikohet ne kete nen.
Neni 18 .- Kontrolli i sherbimeve postare
1.Autoriteti Rregullator i Komunikimit do te kontrolloje permbushjen e sherbimeve postare sipas kerkesave te ketij ligji.
2.Autoriteti Rregullator i Komunikimit percakton rregullat e detajuara per ushtrimin e kontrollit.
3.Autoriteti Rregullator i Komunikimit detyron personat, qe ofrojne sherbimin postar pa leje:
a) te nderpresin ofrimin e sherbimit postar dhe te paguajne gjoben perkatese;
b) te nisin procedurat per marrjen e lejes perkatese, nese kerkon te vazhdoje veprimtarine.
4. Nese Autoriteti Rregullator i Komunikimit, gjate kryerjes se kontrolleve veren devijime te dispozitave te ketij ligji, shkelje te rregullave ligjore perkatese, te kushteve te licences individuale ,te licences se pergjithshme dhe te rregullores se miratuar, te cilat nuk formojne veper penale, por perbejne kundervajtje administrative, ajo duhet:
a) te vendose gjobe dhe te kerkoje nga ofruesi i sherbimit te nderprese devijimin, duke vene nje kufi kohor per realizimin e tij;
b)te pezulloje veprimtarine e ofruesit te sherbimit;
c) te marre masa per terheqjen e licences se pergjithshme ose te propozoje revokimin e licences individuale,
ç) te zbatoje sanksionet qe parashikohen ne dispozita ligjore te veçanta.
5. Ne rastin kur licenca e pergjithshme terhiqet ne baze te pikes 4 shkronja «c» te ketij neni nuk jepet e re per tre vjet nga dita e hyrjes ne fuqi te vendimit per terheqjen.
6. Per rastet e kundervajtjeve administrative mbahet procesverbal nga punonjesit e Autoriteti Rregullator te Komunikimit, te cilet propozojne marrjen e njeres prej masave te parashikuara ne piken 4. Vendimi jepet nga Autoriteti Rregullator i Komunikimit.
7. Kunder vendimit te Autoritetit Rregullator te Komunikimit mund te behet ankim prane Ministrit brenda 10 diteve nga dita e njoftimit te vendimit. Ministri brenda 30 diteve duhet te shprehe qendrimin e tij per kete vendim. Kunder vendimit te Ministrit mund te behet ankim ne gjykate brenda 5 diteve nga dita e njoftimit te tij , ne perputhje me Kodin e Procedures Civile,kreu»Gjykimi imosmarreveshjeve administrative».
KREU VI .- KONTRATA E SHERBIMIT POSTAR
Neni 19 .- Plotesimi i kushteve te kontrates
1. Ne perputhje me kontraten e sherbimit postar, operatori publik i postave eshte i detyruar te pranoje, te perpunoje, te vijoje dhe te shperndaje tek i adresuari çdo objekt postar qe i pergjigjet kerkesave te paraqitura ne dispozitat ligjore perkatese, standardet dhe rregulloret e sherbimit. Operatori publik i postave mund te kundershtoje plotesimin e kontrates vetem ne rastet e percaktuara ne pikat 2 dhe 3 te ketij neni.
2. Operatori publik i postave eshte i detyruar te refuzoje plotesimin e kontrates per çdo sherbim qe perfshihet ne fushen e veprimtarise se tij nese:
a) marrja persiper e detyrimit bie ndesh me «Rregulloren e sherbimit baze postar» apo me marreveshjet nderkombetare;
b) permbajtja e objektit ne menyre te dukshme demton ose rrezikon jeten, shendetin, teresine trupore ose mjedisin;
c) objekti nuk ploteson specifikimet, te cilat lidhen me objektet qe i nenshtrohen shperndarjes se kushtezuar.
3. Objektet postare qe permenden ne piken 2 te ketij neni dhe kushtet e postimit te tyre do te pershkruhen dhe do te percaktohen nga operatori publik i postave ne rregulloret e tij te sherbimit. Gjithashtu, operatori publik i postave merr masat e duhura per publikimin e tyre.
4. Operatori publik i postave mund te mos pranoje te lidhe nje kontrate nese:
a) ofrimi i sherbimit eshte pezulluar ose kufizuar ne perputhje me nenin 15 te ketij ligji;
b) per arsye qe dalin jashte sferes se veprimtarise se tij, nuk zoteron kushtet e operimit te domosdoshem per sigurimin e sherbimit.
5. Ne pranimin e objekteve me vendmberritje jashte kufijve te Republikes se Shqiperise, operatori publik i postave eshte i detyruar te paralajmeroje derguesin per ndonje ndalim apo kufizim per importet, qe eshte ne fuqi ne shtetin e mberritjes te te adresuarit ose ne shtetet tranzite e qe ndikojne ne objektet ne dalje.
Neni 20.- Pranimi
1. Pranimi i nje objekti ose marrja persiper e nje sherbimi nenkupton lidhjen e nje kontrate ndermjet operatorit publik te postave dhe perdoruesit.
2. Vendosja e nje objekti ne nje kuti postare te instaluar nga ofruesi i sherbimit per kete qellim, ose ne nje pajisje tjeter, qe i sherben po ketij qellimi, eshte e barazvlefshme me pranimin e ketij objekti.
3. Pranimi nje objekti te regjistruar (objekte te postes se letrave, te pranuara ne perputhje me sherbimet speciale te regjistrimit, te regjistrimit dhe deklarimit te vleres,
koliposta, letra dhe koliposta te postuara me vlere te deklaruar, telefaks dhe urdherpagese) quhet i realizuar kur objekti merret ne dorezim nga operatori publik i postave, i cili, ne te njejten kohe, i jep derguesit nje deftese pranimi.
4. Nje leter dhe nje koliposte mund te postohet me nje deklarate te vleres, e cila eshte e kufizuar ne trafikun e brendshem dhe te jashtem, nderkohe qe, nese objekti ka si vendmberritje nje shtet te huaj, deklarata e vleres nuk mund te kaloje kufirin e percaktuar nga vendi i mberritjes dhe te bere te njohur publikisht ne rregulloret perkatese.
5. Pranimi i parave per t'u derguar me poste quhet i realizuar me marrjen ne dorezim te parave nga ofruesi i sherbimit dhe dhenien prej tij te pjeses se njoftimit te transferimit, i cili verteton marrjen ne dorezim. Pjesa tjeter e njoftimit te transferimit, qe i mbetet operatorit publik te postave, do te trajtohet si nje objekt i regjistruar.
Neni 21.- Detyrimi
1. Detyrimi per sherbimin postar duhet te paguhet, ne perputhje me dispoziten perkatese te rregullores se sherbimit, me ane te pullave postare, ne nje menyre tjeter te vertetuar ose me para ne dore. Ne rastet e specifikuara ne rregulloret e sherbimit, detyrimi mund te paguhet me dorezimin e objektit.
2. Objektet e postes se letrave te organeve shteterore dhe te pushtetit gjyqesor, meqenese jane dokumente zyrtare, mund te postohen si objekte te regjistruara, duke perdorur njoftimin e dorezimit te hartuar per kete qellim, nese, mbeshtetur ne legjislacionin perkates, marrja ne dorezim e dokumentit sherben si baze per llogaritjen e nje kufiri kohor, fillimi apo perfundimi i te cilit eshte subjekt i pasojave ligjore, ne perputhje me ligjin.
3. Ne rastin e mospermbushjes se kontrates se sherbimit postar, perfshire edhe humbjen e objektit, operatori publik i postave eshte i detyruar te ktheje detyrimin e paguar. Operatori publik i postave nuk eshte i detyruar te ktheje, ne raste te tilla, detyrimin e paguar per objektet e thjeshta.
Neni 22.- Vijimi
1. Operatori publik i postave eshte i detyruar te vijoje, ne menyre te sigurte, objektet e pranuara.
2. Operatori publik i postave eshte i lire te zgjedhe rrugen dhe menyren e transportimit te objekteve, me perjashtim te postes ajrore, e cila duhet te vijohet si e tille.
Neni 23.- Dorezimi
1. Objektet postare, me perjashtimin e bere ne pikat 2 dhe 3 te ketij neni, duhet t'i dorezohen te adresuarit ne vendin e treguar nga derguesi (me poshte referohet: adresa). Ne rastin e personave juridike, perfaqesues i tyre autorizohet te marre ne dorezimin objektet e adresuara per to.
2. I adresuari privat ose perfaqesuesi i permendur ne piken 1 te ketij neni mund te autorizoje te tjeret per te marre ne dorezim objektet postare.
3. Operatori publik i postave mund t'i dorezoje nje objekt te adresuar nje personi privat, nese derguesi nuk ka dhene ndonje instruksion tjeter, nje marresi zevendesues (nje person i caktuar, i cili mund te marre persiper objektet per te adresuarin pa autorizim, duke patur te njejtat te drejta si i adresuari) ose ta dorezoje ate terthorazi, siç percaktohet ne piken 4 te ketij neni.
4. Operatori publik i postave do t'ia dorezoje nje objekt postar ne vend te te adresuarit nje marresi te autorizuar (dorezim terthor), duke shkarkuar pergjegjesine ne adresen e dhene, e cila eshte ajo e nje:
a) njesie ushtarake;
b) vendit te vuajtjes se denimit dhe ato te edukimit;
c) institucioni shendetesor ose te perkujdesjes sociale;
ç) hoteli, konvikti punonjesish ose studentesh;
d) personi juridik.
5. Ne vend te adreses se treguar nga derguesi, nje objekt mund te dorezohet ne zyren e operatorit publik te postave, nese:
a) derguesi ose i adresuari kane dhene instruksione te tilla;
b) asnje person i caktuar per te marre objektet nuk eshte gjetur ne adresen e treguar nga derguesi;
c) dorezimi ne adrese kufizohet nga natyra dhe percaktimet per vleren e disa lloje objektesh.
6. Nje objekt i paregjistruar mund te dorezohet, duke e vendosur ate ne nje kuti postare, private ose ne nje grup kutish te vena ne adresen e treguar.
7. Nje objekt i regjistruar mund te dorezohet duke perdorur kuti postare, ne rastin kur ka deshtuar perpjekja e pare per ta dorezuar ate dhe, megjithese operatori publik i ka lene te adresuarit nje njoftim per objektin ne fjale, perpjekja e perseritur per te dorezuar objektin ne kohen e percaktuar ne njoftim, gjithashtu, nuk eshte realizuar.
Neni 24.- Rastet kur objekti vleresohet i padorezueshem
1. Nje objekt quhet i padorezueshem nese:
a) per shkak te arsyeve, qe nuk varen nga operatori publik i postave, objekti, pasi eshte mbajtur per nje muaj ne dispozicion te marresit, ne perputhje me rregulloret e sherbimit dhe nuk eshte realizuar dorezimi i tij marresit, nuk mund te dorezohet tek i adresuari ose te kthehet te derguesi;
b) detyrimi per t'u paguar nuk ka qene paguar as nga derguesi, as nga marresi.
2. Ne rastet e percaktuara ne piken 1 te ketij neni, ofruesi i sherbimit eshte i detyruar te ruaje objektin deri ne 1 vit nga data e postimit te tij.
3. Operatori publik i postave, ne rastin kur nuk ka mundesi, gjate periudhes se ruajtjes, te dorezoje apo te ktheje objektin, atehere, pas nje viti, ai ka te drejte:
a) te shese objektin dhe te paguaje shumen e fituar ne kete menyre, pas zbritjes se detyrimit dhe shpenzimeve te veta, ne perfitim te shtetit;
b) te paguaje shumen ne fitim te shtetit, ne rastin e parave te derguara me poste;
c) te ktheje dokumentin e perfshire ne objekt, te hartuesi i tij;
ç) te asgjesoje objektin, nese nuk shitet.
Neni 25.- Marredheniet me doganen
1. Operatori publik i postave do t'i paraqese autoritetit doganor per inspektim, ne prani te perfaqesuesit te vet, objektet qe vijne nga jashte dhe ato qe dergohen per jashte dhe qe jane objekt i kontrollit doganor.
2. Objektet e parashikuara ne piken 1 te ketij neni qe vijne nga jashte, do te vijohen nga ofruesi i sherbimit, ne perputhje me dispozitat ligjore perkatese, ne zyren e doganes perkatese, vendosja e se ciles percaktohet me marreveshje te veçante me autoritetin doganor.
3.Operatori publik i postave do t'ia ktheje derguesit objektet e papershtatshme per zhdoganim, me perjashtim te rastit kur derguesi jep instruksion tjeter ose rregullat doganore parashikojne ndryshe.
Neni 26 .- Pergjegjesia per plotesimine kontrates se sherbimit postar
1. Operatori publik i postave mban pergjegjesi per permbushjen e kontrates se sherbimit postar, perfshi demtimin qe i eshte shkaktuar objektit, mungesen e permbajtjes, humbjen, si dhe vonesen e tij, ne perputhje me rregullat e sherbimit, duke lejuar perjashtimet e bera ne kete ligj.
2.Ne trafikun nderkombetar do te zbatohen rregullat e marreveshjeve nderkombetare, ne te cilat eshte pale dhe Republika e Shqiperise.
3. Ne lidhje me pagesat nepermjet sherbimit te urdherpagesave, brenda dhe jashte vendit, operatori publik i postave mban pergjegjesi per ate shume per te cilen provohet me dokumente, se nuk eshte kryer shlyerja.
4. Operatori publik i postave, ne baze te rregulloreve qe mbulojne fushen e veprimtarise se tij ose nga dispozita te veçanta te kontrates, mund te marre persiper detyrime me te medha pergjegjesie.
5. Per demet e shkaktuara ndryshe nga ato qe jane parashikuar ne kontrate, sikurse dhe per demet e shkaktuara me qellim, nga pakujdesia ose nga nje akt kriminal, operatori publik i postave mban pergjegjesi ne perputhje me dispozitat e Kodit Civil.
Neni 27.- Rastet e perjashtimit nga pergjegjesia
1. Operatori publik i postave nuk mban pergjegjesi ne fushen e sherbimit postar:
a) per ndonje dem si rezultat i dorezimit te gabuar, humbjes, demtimit ose shkaterrimit te nje objekti te thjeshte postar;
b) nese demi lidhet me karakteristika te brendshme, te cilat s'mund te shquhen nga jashte, me paketim te papershtatshem ose rezulton nga nje adrese e pamjaftueshme;
c) nese demi eshte rezultat i nje shkaku te pashmangshem, qe bie jashte fushes se veprimit te ofruesit te sherbimit dhe do te ndodhte edhe po qe se objekti do te ishte ne doren e porositesit.
2. Ne rastin e dorezimit terthorazi, dorezimi i objektit kalon pergjegjesine nga operatori publik i postave te marresi ne dorezim. Marresi ne dorezim merr persiper ndaj te adresuarit pergjegjesine me te cilen ngarkohej dorezuesi.
Neni 28.- Masa e demshperblimit
1. Operatori publik i postave eshte i detyruar te demshperbleje per humbje te vleres se nje objekti vetem ne perputhje me specifikimet e paraqitura nga pika 2 deri ne piken 6 te ketij neni.
2. Operatori publik i postave eshte i detyruar te paguaje demshperblim ne rastin e humbjes ose te shkaterrimit:
a) te letrave ose te kalipostave te siguruara;
b) te objekteve te siguruara dhe te regjistruara te postes se letrave, te objekteve te regjistruara te postes se letrave, te telefaksit ose te kolipostes;
c) te urdherpagesave postare.
3. Ne rastin e objekteve te percaktuara ne piken 2 shkronja «a» te ketij neni, masa e pergjithshme e demshperblimit do te jete e barabarte me deklarimin e vleres, siç eshte treguar nga derguesi. Kufiri maksimal i demshperblimit, per çdo dem te shkaktuar objekteve te permendura ne piken 2 shkronja «a», eshte i njejte si me siper.
4. Ne rastin e objekteve te percaktuara ne piken 2 shkronja «b» te ketij neni, masa e pergjithshme e demshperblimit do te percaktohet ne perputhje me «Rregulloren e sherbimit baze postar». Kufiri maksimal i demshperblimit ne rast demtimi te objekteve te percaktuara ne piken 2 shkronja «b» te ketij neni, eshte e njejte si me siper.
5. Ne rastin e objekteve te percaktuara ne piken 2 shkronja «c», masa e demshperblimit do te jete e barabarte me vleren e plote te urdherpageses.
6. Per sherbimin nderkombetar masa e demshperblimit do te percaktohet ne mbeshtetje me konventat nderkombetare dhe ne perputhje me «Rregulloren e sherbimit baze postar».
Neni 29.- Reklamacionet
1. Afati i ankimit per demshperblim ndaj ofruesit te sherbimit, me perjashtim te rasteve te parashikuara ne nenin 26 pika 4 te ketij ligji, humbet per nje vit duke filluar 15 dite pas dates se postimit.
2. Operatori publik i postave mund te kerkoje pagimin e tarifes se sherbimit, sipas afatit te percaktuar ne kontraten e lidhur per sigurimin e ketij sherbimi.
KREU VII.- KONFIDENCIALITETI
Neni 30.- Ruajtja e sekretit
1. Ofruesi i sherbimit eshte i detyruar te ruaje sekretin e korrespondences, sekretin individual, sekretin e veprimtarise, qe i behet i njohur gjate permbushjes se kontrates, si dhe kujdeset per trajtimin konfidencial te çdo informacioni vetjak.
2. Detyrimi i ruajtjes se sekretit eshte i njejte per ofruesin e sherbimit, per te gjithe punonjesit e tij, si dhe per çdo njeri tjeter qe ka dijeni per sekretet individuale ose hollesite vetjake, si rezultat i sherbimit postar. Kur zbulohet dhunimi i nje sekreti vetjak, personat pergjegjes mbajne pergjegjesi ne perputhje me dispozitat ligjore.
3. Detyrimi per ruajtjen e sekretit, siç percaktohet ne piken 2 te ketij neni, do te zbatohet edhe pas perfundimit te sherbimit postar, si dhe pas nderprerjes se marredhenieve perkatese te punesimit, ndermjet ofruesit te sherbimit dhe punonjesit.
Neni 31.- Mbrojtja e te dhenave
1. Bazuar ne detyrimin per ruajtjen e sekretit, ofruesit te sherbimit, me perjashtimet e bera ne rastet e percaktuara ne piken 2 te ketij neni, i ndalohet:
a) te hape nje objekt postar te mbyllur ose te njihet me permbajtjen e tij pa e hapur objektin;
b) t'u jape te treteve te dhena me te cilat ai eshte njohur gjate permbushjes se sherbimit, me perjashtim te derguesit, te adresuarit dhe personit te caktuar per te marre objektin ne dorezim;
c) ta dorezoje objektin te te tretet, me qellim njohjen e permbajtjes se tij;
ç) te informoje te tretet rreth permbushjes se sherbimit, perveç derguesit, te adresuarit dhe personit te caktuar per te marre objektin ne dorezim.
2. Ofruesi i sherbimit mund te hape nje objekt postar te mbyllur ose te shqyrtoje permbajtjen e nje objekti postar te hapur nese:
a) per shkak te mungeses se adreses, objekti nuk mund te dorezohet apo te kthehet dhe per dorezimin eshte e nevojshme te njihet adresa e te adresuarit ose e derguesit;
b) paketimi ose mbulimi i objektit eshte demtuar ne ate mase qe per t'u mbrojtur permbajtja e tij, eshte i nevojshem ripaketimi i cili nuk mund te behet pa hapjen e objektit;
c) eshte e nevojshme per te kontrolluar zbatimin e kerkesave per tarifat, ne rastet e objekteve te transmetuara me tarifat e reduktuara;
ç) eshte e nevojshme per te parandaluar demtimin e personave ose te prones.
3. Hapja e nje objekti do te behet nga nje komision, i cili eshte i detyruar te mbaje procesverbal per proceduren e hapjes dhe per masat qe duhen marre. Nese nuk mund te ngrihet nje komision i tille, hapja mund te realizohet ne pranine e nje personi te pushtetit vendor. Fakti i hapjes duhet te tregohet mbi objekt, dhe, nese eshte e mundur (per shembull, emri dhe adresa e derguesit njihet), derguesi duhet njoftohet per hapjen dhe per arsyet e kesaj hapjeje.
4. Ndalimet e parashikuara ne piken 1 shkronjat «b», «c» dhe «ç» te ketij neni, nuk do te zbatohen nese veprimet e kryera ne to jane te domosdoshme per ndjekjen e nje kundervajtjeje administrative ose te nje vepre penale.
5. Ne lidhje me konfiskimin, rezervimin apo sekuestrimin e objekteve postare do te zbatohen rregullat e Kodit te Procedures Penale.
KREU VIII.- KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE
Neni 32.- Rastet e kundervajtjeve
Denohen si kundervajtje administrative, te kryera nga nje person fizik ose juridik kur nuk perbejne veper penale, shkeljet e meposhtme:
1. Transmetimi i objekteve postare pa licence apo pa leje, siç parashikohet ne dispozitat e ketij ligji.
2. Mosrespektimi i kushteve te licences apo te lejes, te parashikuara perkatesisht ne nenet 16 dhe 17 te ketij ligji.
3. Shkelja e kerkesave te ketij ligji per konfidencialitetin, sigurine dhe mbrojtjen e te dhenave.
4. Mosrespektimi i te drejtave ekskluzive te operatorit publik te postave, sipas parashikimeve te ketij ligji.
5. Mosparaqitja ne Drejtorine qe mbulon sherbimet postare te informacioneve te nevojshme, qe kjo e fundit te kryeje funksionet e veta te parashikuara ne nenin 7 pika 9 te ketij ligji.
Neni 33 .- Masa e gjobes
1. Kundervajtjet administrative do te ndeshkohen krahas masave te parashikuara ne nenin 18 pikat 3 dhe 4 te ketij ligji, me gjobe ne masat si vijon:
a) Per kundervajtjet administrative sipas nenit 32 pikat 1, 3 dhe 4, ne masen pese deri ne dhjete here te shumices se pageses per marrjen perkatesisht te licences apo te lejes.
b) Per kundervajtjet administrative sipas nenit 32 pika 2, ne masen dy deri ne pese here te shumes se pageses per marrjen, perkatesisht, te licences apo te lejes.
c) Per kundervajtjet administrative sipas nenit 32 pika 5, ne masen dy here te shumes se pageses per marrjen perkatesisht te licenses apo te lejes.
2. Denimi me gjobe dhe masa e saj vendosen nga Autoriteti Rregullator i Komunikimit. Ndaj ketij vendimi mund te behet ankimi, sipas parashikimit ne nenin 18 pika 7 te ketij ligji.
3. Per zbatimin e kerkesave te ketij neni, Autoriteti Rregullator i Komunikimit bashkepunon me organet perkatese. Te ardhurat nga gjobat kalojne ne Buxhetin e Shtetit.
KREU IX.- DISPOZITA PERFUNDIMTARE
Neni 34 .- Mbeshtetja e sherbimit baze
Sherbimi baze postar, mbajtja dhe zhvillimi i tij sigurohen ne rast nevoje edhe me mbeshtetje nga shteti ne fushen investuese apo ne dhenien e kredive me kushte lehtesuese.
Neni 35 .- Marredheniet me pushtetin vendor
Ne planet e zhvillimit bashkiak dhe rajonal, operatori publik i postave bashkepunon me organet e pushtetit vendor per krijimin e mundesive per vendosjen e ndertesave dhe te pajisjeve qe i sherbejne sigurimit te sherbimeve baze, si dhe te lehtesive per reduktimin ose faljen e detyrimeve per perdorimin e hapesirave publike, detyrimin per vendosjen e kutive postare ne ndertesa dhe ne vendbanimet private, si dhe administrimin e sistemit te adresave.
Neni 36.- Perdorimi i simboleve
1. Operatori publik i postave do te caktohet ekskluzivisht per te perdorur emblemen e postes.
2. Operatori publik i postave, me miratimin e Ministrit, mund te urdheroje perdorimin e uniformes nga punonjesit e vet.
Neni 37 .- Akte qe shfuqizohen
Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, ligji Nr.5841, date 20.2.1979 «Per sherbimet postare dhe te telekomunikacioneve», si dhe te gjitha aktet e tjera nenligjore, qe bien ndesh me dispozitat e ketij ligji, shfuqizohen.
Neni 38.- Hyrja ne fuqi
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.