Ligji Nr. 9223, date 29.4.2004 Per Disa Ndryshime Dhe Shtesa Ne Ligjin Nr. 8530, Date 23.09.1999, Per Sherbimin Postar Ne Republiken e Shqiperise.

Ne mbështetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

 

KUVENDI

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

 

Ne ligjin Nr. 8530, date 23.9.1999 «Për shërbimin postar ne Republikën e Shqipërisë», bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

 

Neni 1

Ne nenin 3 bëhen këto ndryshime e shtesa:

1. Pika 14 e nenit 3 ndryshohet si me poshtë:

«14. «Shërbime te rezervuara» nënkupton shërbimet e kryera ekskluzivisht nga operatori publik i postave, për te përmbushur detyrimin e shërbimit baze për pranimin, përpunimin, transportin dhe dorëzimin e objekteve te korrespondencës se brendshme, me çmim dhe kufi peshe, siç përcaktohet ne vendimin e Këshillit te Ministrave.».

2. Pas pikës 18 shtohen pikat 19 dhe 20 si me poshtë:

«19. «Licence individuale» nënkupton te drejtën qe i jepet çdo subjekti juridik, vendas ose i huaj, qe plotëson kërkesat e legjislacionit shqiptar për shërbimet postare, për ofrimin e shërbimeve te tjera nga ato te rezervuara, qe përfshihen ne shërbimin baze postar.

«20. «Licence e përgjithshme» nënkupton te drejtën qe i jepet çdo subjekti fizik ose juridik, vendas apo i huaj, qe plotëson kërkesat e legjislacionit shqiptar për shërbimet postare, për ofrimin e shërbimeve te tjera nga ato te rezervuara, qe nuk përfshihen ne shërbimin baze postar. «.

 

Neni 2

Shkronja «b» e pikës 1 te nenit 11 ndryshohet si me poshtë:

«b) te këtë te drejtën e transportimit te objekteve te thjeshta te postes se letrave te brendshme, ne peshën qe do te përcaktohet ne vendimin e Këshillit te Ministrave. Këtu përfshihen dhe objektet e postes se drejtpërdrejte.».

 

Neni 3

Titulli i kreut V behet «Licencat» dhe titulli i nenit 16 behet «Licenca individuale» ,

 

Neni 4

Neni 17 i ligjit ndryshohet si me poshtë:

«Neni 17.- Licencat e përgjithshme

1. Shërbimet e tjera postare, qe nuk përfshihen ne shërbimin baze postar, ushtrohen pas dhënies se licencës se përgjithshme nga ministri.

2. Procedura për dhënien e licencës se përgjithshme përcaktohet nga ministri.

3. Një licence e përgjithshme mund t'i jepet një personi fizik ose juridik, i cili:

a) plotëson kërkesat themelore te konfidencialitetit, te sigurisë dhe te mbrojtjes se te dhënave, si dhe respekton te drejtat ekskluzive qe i jepen operatorit publik;

b) plotëson kërkesat e nevojshme, sipas legjislacionit ne fuqi, për te ushtruar veprimtarinëpostare.

4. Ofruesi i shërbimit është i detyruar te njoftoje DPPT-ne për pezullimin dhe përfundimin e veprimtarisë se tij te paktën 30 dite para marrjes se një veprimi te tille.

5. Ofruesi i shërbimit duhet t'ia paraqesë tarifat për dijeni DPPT-se te paktën 15 dite para vënies se tyre ne zbatim, si dhe te japë çdo informacion, qe i kërkohet nga ajo për kryerjen e funksioneve te saj.

6. Një ofrues i shërbimit, qe ofron shërbimet ne baze te një licence individuate, sipas nenit 16 te këtij ligji, nuk ka nevoje për licence te përgjithshme nga ministri, siç parashikohet ne këtë nen.».

 

Neni 5

Ne te gjithë tekstin e ligjit, fjala «licence» zëvendësohet me fjalët «licence individuale» dhe fjala «leje» zëvendësohet me fjalët «licence e përgjithshme».

 

Neni 6

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

 

Shpallur me dekretin Nr .4230, date 26.5.2004 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë, Alfred Moisiu  

Deja una respuesta

Tu dirección de correo electrónico no será publicada. Los campos obligatorios están marcados con *

Este sitio usa Akismet para reducir el spam. Aprende cómo se procesan los datos de tus comentarios.