Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7 të ligjit Nr. 8530, datë 23.9.1999 «Për shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë», të ndryshuar, me propozimin e Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e dokumentit të politikës së zhvillimit të shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Ngarkohet Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
DOKUMENTI I POLITIKËS PËR ZHVILLIMIN E SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË HYRJE
Ky dokument prezanton politikën sektoriale për zhvillimin e shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë për periudhën afatmesme afatgjatë. Sektori postar është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare. Qëllimi i këtij dokumenti të ri të politikës për zhvillimin e sektorit postar është përcaktimi i objektivave të zhvillimit të shërbimeve dhe tregut postar, përcaktimi i hapave për liberalizimin e mëtejshëm të tij në linjë me zhvillimet në tregun postar në Bashkimin Europian dhe atë global.
Ky dokument do të zëvendësojë dokumentin e parë të politikës të miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 539, datë 1.8.2003 «Për miratimin e dokumentit të zhvillimit të shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë», dhe synon të reflektojë në mënyrë adekuate zhvillimet që kanë ndodhur në këtë treg si ato teknologjike dhe zhvillimet globale, duke marrë në konsideratë rrethanat e tregut shqiptar.
Dokumenti bazohet në eksperiencën e Bashkimit Europian dhe në Strategjinë globale të zhvillimit të shërbimeve postare të miratuar në Kongresin e Bashkimit të Përbotshëm Postar, UPU-së të zhvilluar në vitin 2012.
Dokumenti i ri i politikave është hartuar pas një studimi të direktivave postare të BE-së (97/67/EC, 2002/39/EC dhe 2008/6/EC), si dhe pas një analize të situatës dhe kuadrit ligjor ekzistues shqiptar me synim harmonizimin e tij me acquis communaitare të BE-së në përputhje me angazhimet në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Sikurse synimi kryesor i acquis communaitare në fushën e aktiviteteve postare është një kuadër rregullator për hapjen në mënyrë graduale dhe të kontrolluar të tregut postar për konkurrencë të lirë të tregut dhe për të siguruar vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve postare universale, hapja e plotë e tregut postar është një objektiv i rëndësishëm i përcaktuar në këtë dokument.
Në dokument paraqitet progresi i bërë në sektorin postar, sfidat që shfaqen për zhvillimin e qëndrueshëm në një treg të hapur për konkurrencë, duke nënvizuar rëndësinë e vijimit të sigurimit të shërbimit universal me hapjen e tregut. Kuadri i ri ligjor e rregullator përbëjnë një nevojë për realizimin e objektivave të liberalizimit të plotë e shoqëruar me përcaktime të qarta për llojet e shërbimeve postare, shërbimin universal dhe zonën e rezervuar, parimet e vendosjes së tarifave, sigurimin e konkurrencës në treg përmes transparencës së financimit dhe ndarjes së sistemit të llogarive, cilësia e shërbimit universal, harmonizimi i standardeve teknike etj. Pjesë e objektivave të këtij dokumenti janë dhe angazhimet në nivel ndërkombëtar në përputhje me strategjinë globale për zhvillimin postar të miratuar nga Bashkimi i Përbotshëm Postar, UPU.
I.- Analizë e situatës aktuale
I.1.- Të përgjithshme
Zhvillimet në tregun e shërbimit postar në Republikën e Shqipërisë janë paraprirë nga politika e zhvillimit të shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë, miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 539, datë 1.8.2003. Ky dokument përcaktoi objektivat kryesorë të politikës së zhvillimit të shërbimit postar për periudhën 2003-2009. Në këtë dokument u përcaktua, gjithashtu, se liberalizimi i sektorit postar do të kryhej në mënyrë graduale.
Që nga miratimi i dokumentit të politikave postare në vitin 2003, në tregun postar kanë ndodhur një sërë zhvillimesh të rëndësishme që përfshijnë disa ndryshime në kuadrin ligjor, si dhe ndarjen e funksioneve rregullatore nga ato të politikëbërjes. Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në tregun postar në drejtim të zhvillimeve të shërbimeve postare të ofruara në veçanti nga operatori publik postar. Një numër i madh objektivash të vendosur në këtë dokument janë realizuar me sukses, si:
– ristrukturimi i administratës së operatorit publik postar;
– përmirësimi i kuadrit ligjor dhe rregullator;
– sigurimi i shërbimit bazë postar;
– futja e shërbimeve të reja postare;
– zhvillimi i infrastrukturës postare;
– harmonizimi i standardeve kombëtare me ato të Bashkimit Europian dhe të UPU-së;
– futja e teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit;
– zhvillimi i burimeve njerëzore etj.
Në drejtim të liberalizimi të tregut, hapi i parë i liberalizimit për reduktimin e zonës së rezervuar nga 1000 g në 100 g, si dhe rregullimi i çmimit limit u krye në vitin 2004 sipas parashikimeve në dokumentin e politikës së miratuar në vitin 2003. Liberalizimi i mëtejshëm i tregut postar për të kaluar në një zonë të rezervuar nga 100 g në 50 g, si dhe hapja e plotë e tregut ishte parashikuar të zhvillohej sipas hapave të liberalizimit të sektorit postar në vendet e Bashkimit Europian.
Sikurse në disa vende të BE-së, si: Rumania, Greqia, Bullgaria, ku liberalizimi i sektorit postar nuk është përfunduar ende dhe në vendin tonë, liberalizimi i plotë i sektorit postar për reduktimin dhe më pas heqjen e zonës së rezervuar nuk është përfunduar. Kjo ka qenë e lidhur me faktin që procesi i hapjes së plotë të tregut postar duhet të shoqërohet dhe me ndryshime ligjore përfshirë mënyrën e sigurimit të shërbimit bazë postar.
I.2.- Kuadri ligjor dhe rregullator për shërbimet postare
Aktualisht tregu postar rregullohet me ligjin Nr. 8530, datë 23.9.1999 «Për shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë», i ndryshuar (këtu e më poshtë ligji Nr. 8530/1999). Ky ligj rregullon ofrimin e veprimtarive postare, kushtet e kryerjes së shërbimeve postare, dhe përcakton rolin e shtetit në sektorin postar, si dhe të drejtat dhe detyrat përkatëse të operatorit publik, ofruesve të shërbimeve postare dhe të përdoruesve. Ligji Nr. 8530/1999 është në linjë me direktivën 97/67/EC dhe direktivën 2002/39/EC, por nuk reflekton ndryshimet e direktivës së fundit postare 2008/6/EC.
Kuadri institucional për shërbimet postare përbëhet nga Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit, si politikëbërës dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, si organi rregullator i pavarur.
Ndryshimet institucionale për ndarjen e detyrave të politikë bërësit nga rregullimi u realizuan me amendimin e ligjit Nr. 8530/1999 në vitin 2009. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ushtron aktivitetin në përputhje me përcaktimet e ligjit Nr. 9918, datë 19.5.2008 «Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë», si dhe të ligjit Nr. 8530/1999 «Për shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë», të ndryshuar.
Ndryshimet ligjore dhe kalimi i detyrave rregullatore tek AKEP-i, nxorën si nevojë krijimin dhe përshtatjen e strukturës së AKEP-it për përmbushjen e detyrave të rregullimit postar. Aktualisht detyrat rregullatore për sektorin postar, AKEP-i i kryen me strukturën ekzistuese të miratuar para ndryshimeve në ligjin Nr. 8530/1999.
I.3.- Zhvillimet në tregun postar shqiptar
Zhvillimi i tregut postar shqiptar në vitet e fundit është nxitur nga avancimet teknologjike dhe rritja e konkurrencës. Masat reformuese të ndërmarra kanë sjellë, gjithashtu, zhvillime të ndjeshme pozitive në sektorin postar në vend, përmes rritjes së cilësisë, shërbimeve më të mira dhe më eficente.
Në sektorin postar, ushtron veprimtarinë «Posta Shqiptare» sh.a. si operatori publik postar që është i ngarkuar për sigurimin e shërbimit bazë postar dhe që gëzon të drejtat e zonës së rezervuar. Në tregun postar ushtrojnë veprimtarinë dhe 11 ofrues të tjerë të shërbimeve postare të pajisur nga AKEP-i me licencë të përgjithshme për shërbimet postare.
Bazuar në të dhënat e raportuara për vitin 2012 nga operatori publik dhe ofruesit e shërbimeve postare, tregu postar në vend llogaritet në 2,855,658,446 lekë. Pjesën më të madhe në këtë treg e zotëron Posta Shqiptare me një total të ardhurash për vitin 2012 në 1,898,214,000 lekë. Në grafikun e mëposhtëm jepet shpërndarja e pjesëve të tregut postar bazuar në të ardhurat për vitin 2012. Posta Shqiptare zotëron 67% të tregut e pasuar nga DHL me 13% të tregut dhe me pas AC, TNT me 5% dhe unitet transport me 4%.
Fig. 1: Pjesët e tregut postar bazuar në të ardhurat e realizuara për vitin 2013
Numri total i zyrave postare në vend në fund të vitit 2012, ishte 839 ku pjesa më e madhe përbëhet nga zyrat e Posta Shqiptare prej 553. Një numër të madh zyrash postare rezulton të ketë ACS dhe United Transport prej 104, TNT me 29 zyra dhe DHL e Ylises, përkatësisht me 23 dhe 21 zyra. Pjesa tjetër e ofruesve të shërbimeve postare kanë vetëm nga një zyrë.
Krahasuar me vitin 2003, numri i zyrave postare në të gjithë vendin gati është dyfishuar nga 580 zyra në 835 zyra. Numri i zyrave postare të ofruesve si DHL, TNT, Ylisess, ACS etj. është rritur me disa herë nga 45 zyra gjithsej në vitin 2003, në 286 zyra në fund të vitit 2012. Numri i zyrave të Posta Shqiptare është rritur nga 535 në vitin 2003, në 553 në fund të vitit 2012.
Në grafikun e mëposhtëm jepet situata e zyrave postare sipas ofruesve të shërbimeve postare.
Fig. 2: Numri i zyrave postare sipas ofruesve4
Në përgjithësi prezenca e zyrave postare, të ofruesve të tjerë, përveç Posta Shqiptare sh.a., është në qytetet kryesore të vendit.
Sektori postar në fund të vitit 2012, kishte 2622 punonjës, ku Posta Shqiptare është operatori më i madh bazuar mbi 90% të numrit total të punonjësve në këtë sektor.
Për sa i përket infrastrukturës dhe mjeteve postare Posta Shqiptare zotëron gati 80% të numrit total të automjeteve e pasuar nga AC me 8%, TNT me 5% DHL dhe RAD me 2% dhe pjesa tjetër e ofruesve së bashku zotërojnë vetëm 5% të numrit total të automjeteve.
I.4.- Ofrimi i shërbimeve nga Posta Shqiptare sh.a.
Posta Shqiptare ka detyrimin për përmbushjen e shërbimeve bazë postare, ajo ka rrjetin e saj kombëtar me 553 zyra postare, të shtrirë në të gjithë territorin e vendit deri në zonat më të thella rurale, dhe ofron një numër të madh shërbimesh postare e financiare me cilësi e çmime konkurruese për individët, bizneset, institucionet, si dhe për ata që nuk kanë akses në sistemin bankar.
Shërbimet e ofruara nga Posta Shqiptare përfshijnë: shërbimet bazë postare, posta e letrave, e pakove, shërbimi i postës ekspres (EMS), shërbimet financiare, filatelinë, shitjet, si dhe shërbime të tjera të ofruara në çdo zyrë postare.
Diversifikimi dhe gati dyfishimi i numrit të shërbimeve të ofruara nga Posta Shqiptare, të mbështetura nga zhvillimi i infrastrukturës, përdorimi i teknologjive të reja kanë sjellë një rritje të cilësisë së shërbimeve postare dhe të performancës së përgjithshme të operatorit publik postar në këto vite dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare për shërbimin postar.
Në grafikun e mëposhtëm jepet struktura e të ardhurave të Posta Shqiptare për vitin 2012.
Fig. 3: Struktura e të ardhurave të Posta Shqiptare për vitin 2012
Ky zhvillim reflektohet dhe në rritjen e volumit të shërbimeve postare. Nga 5 milionë objekte postare në vitin 2005, në vitin 2012 numri i objekteve postare të pranuara, të përpunuara nga Posta Shqiptare ishte 23 milionë, ndërsa numri i objekteve postare për frymë të popullsisë në këtë periudhë është rritur me 4.5 herë.
Rritja e cilësisë së shërbimit postar reflektohet krahas plotësimit të standardit të shpërndarjes së objekteve postare dhe me uljen e ndjeshme të reklamacioneve dhe ankesave nga 1234 reklamacione për 5 milionë pranime në 538 reklamancione për 23 milionë pranime.
Sektori postar është rritur dhe në numrin e punonjësve nga 1669 punonjës në vitin 2005 në 2350 punonjës në vitin 2012.
Përmirësimi i infrastrukturës së rrjetit postar gjatë kësaj periudhe është realizuar në disa drejtime:
– rritja e numrit të automjeteve dhe mjeteve postare;
– modernizimi i qendrës transite;
– përmirësimi i sistemit të kontrollit dhe të sigurisë;
– plotësimi i standardeve në shpërndarjen e objekteve postare nga 2 ditë në qytete në vitin 2005, në 24 orë në vitin 2012;
– informatizimi i plotë i shërbimeve postare, i cili mundëson:
o regjistrimin e objekteve postare, në pranim, përpunim, transport, deri në dorëzimin përfundimtar;
o gjurmimin on–line të objekteve postare dhe informacionin në kohë reale për statusin e objektit, si dhe ndërfaqe elektronike me sistemin IPS.
Një zhvillim të ndjeshëm kanë pasur shërbimet financiare dhe bankare të ofruara nëpërmjet Postës Shqiptare. Aktualisht shërbimet financiare zënë mbi 45% të të ardhurave të gjithë kompanisë. Në zyrat postare kryhen mbi 20.5 milionë transaksione në vit me rreth 1 milion klientë në vit.
Në zhvillimin e këtyre shërbimeve ka luajtur një rol të madh informatizimi i shërbimeve financiare, duke realizuar shkëmbim informacioni në kohë reale të çdo transaksioni të kryer, duke sjellë rritje të performancës dhe cilësisë së shërbimit.
Përdorimi i TIK për zhvillimin e shërbimeve postare ka pasur një zhvillim të rëndësishëm në këto vite. Këto zhvillime janë kryer në përputhje me tendencat dhe strategjitë e zhvillimit të shërbimeve postare në rajon dhe në botë. Përdorimi i TIK ka ndihmuar në rritjen e shumëllojshmërisë së shërbimeve nga ato tradicionale postare deri te transaksionet financiare, si dhe në shtrirjen e këtyre shërbimeve në tërë territorin e vendit, por dhe në integrimin e shërbimeve në rrjetin ndërkombëtar të shërbimeve postare. Përmes përdorimit të TIK është realizuar informatizimi tërësor i shërbimit postar, informatizimi tërësor i shërbimit financiar dhe bankar, si dhe ofrohen shërbimet on-line.
I.5.- Sigurimi i shërbimit bazë postar nga Posta Shqiptare
Sigurimi i shërbimit bazë (1) postar është detyrë e ngarkuar Posta Shqiptare sh.a. me ligjin Nr. 8530/1999, të ndryshuar. Çmimet e shërbimit bazë duhet të jenë të barabarta dhe të përballueshme për të gjithë. Kërkesat e veçanta për sigurimin e shërbimit bazë postar nga operatori publik postar janë përcaktuar në marrëveshjen e lidhur midis Posta Shqiptare sh.a. me Ministrin. Marrëveshja përcakton detyrimin për realizimin e shërbimit në jo më pak se 5 ditë në javë, detyrimi për pikat e aksesit duke kërkuar që në fund të vitit 2015, çdo zyrë postare e Posta Shqiptare t’i ofrojë shërbimin bazë postar një numri mesatar të popullsisë prej 6500 banorë në një sipërfaqe prej 56 km². Standardet për të arritur objektivat e cilësisë të vendosura në marrëveshje janë si më poshtë:
Detyrimet e cilësisë së shërbimit universal për Posta Shqiptare
Brenda për brenda qytetit Ndërmjet qyteteve Në fshatra
D + 1 95% D + 1 85% D + 2 60%
D + 2 5% D + 2 15% D + 3 20%
D + 4 20%
Përmbushja e detyrimeve të shërbimit bazë normalisht shoqërohet me kosto të lartë. Kostoja e realizimit të shërbimit universal dhe mënyra e realizimit të saj duhet të analizohet në mënyrë periodike për të shmangur ngarkesat e pandershme për operatorin publik postar. Për sigurimin e shërbimit bazë postar në ligjin Nr. 8530/1999, si mekanizëm është parashikuar zona e rezervuar me shërbimet e rezervuara për t’u ofruar vetëm nga operatori publik postar.
Për përmbushjen e këtij detyrimi, Posta Shqiptare është, gjithashtu, përfituese e ndihmës shtetërore sipas vendimit të Komisionit të Ndihmës Shtetërore Nr. 36, datë 1.2.2011 «Për planin e dhënies së ndihmës shtetërore «Për kryerjen nga Posta Shqiptare sh.a. të shërbimeve postare, financiare dhe shërbimeve të tjera që janë në përputhje me aktivitetin e Posta Shqiptare sh.a. për institucionet e qeverisjes qendrore e vendore, institucionet e tjera publike, si dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror»», si dhe në zbatim të vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 241, datë 31.3.2011 «Për kryerjen nga Posta Shqiptare sh.a., të shërbimeve postare, financiare dhe shërbimeve të tjera që janë në përputhje me aktivitetin e kësaj poste, për institucionet e qeverisjes qendrore e vendore, institucionet e tjera publike, si dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror».
Infrastruktura e shtrirë në të gjithë vendin me mbi 550 zyra postare, kapacitetet teknike, struktura organizative dhe numri i punonjësve i japin mundësinë/avantazhin Posta Shqiptare për realizimin e detyrimit të shërbimit universal.
I.6.- Ofrimi i shërbimeve jo të rezervuara
Sikurse u prezantua më lart, përveç Posta Shqiptare sh.a. në tregun postar aktualisht ofrojnë shërbime jashtë zonës së rezervuar këta ofrues:
– DHL International (Albania) sh.p.k.;
– Postalink sh.p.k.;
– RAD MAIL sh.p.k.;
– T.N.T Express Albania sh.p.k.;
– Ulysses Enterprises sh.p.k.(Fedex);
– Albanian Courier sh.p.k.(A.C.);
– Albanian Courier Service sh.p.k. (A.C.S.);
– United Transport sh.p.k. (Uni Trans);
– Youth Albania Professional Services (YAPS) (Fondacion);
– Sky Net Albania sh.p.k.; dhe
– Agjencia e Abonimeve të Shtypit.
Gama e shërbimeve të ofruara prej tyre përfshin:
– Shërbimin special të dorëzimit të objekteve postare të postës së shpejtë, brenda vendit – Posta Ekspres;
– Shpërndarjen e objekteve të paadresuara për publicitet.
– Përgatitjen e objekteve postare.
– Shërbimin e përpunimit dhe transportit të objekteve postare të postës së jashtme.
Nga miratimi i dokumentit të parë të politikës në vitin 2003, nuk kemi rritje të ndjeshme në numrin e ofruesve të shërbimeve postare, megjithatë të dhënat e tregut tregojnë këta ofrues që ofrojnë shërbime jashtë zonës së rezervuar janë zhvilluar në këto vite duke zënë një pjesë tregu që shkon mbi 30%, bazuar në të ardhurat totale të deklaruara për vitin 2012.
Shërbimi ekspres përbën pjesën më të madhe në totalin e të ardhurave të realizuara për këta ofrues. Të ardhurat nga shërbimi ekspres zënë 29% të gjithë të ardhurave të tregut postar, ndërsa për Posta Shqiptare ky zë për vitin 2012 përbën 6.41% të të ardhurave. Të dhënat për strukturën e të ardhurave të tregut postar tregojnë një rritje të konkurrencës në këtë pjesë të liberalizuar të tregut postar.
I.7.- Sfidat përpara sektorit postar
Gjatë viteve të fundit, tregu europian i postës së adresuar është duke u përballur me sfida të shumta ku më kryesorja është rënia e volumit të punës. Sipas disa studimeve, norma vjetore e rritjes vazhdon të bjerë në tregun postar të BE-së, që shkojnë në një grup vendesh nga -2.5% në 0%, me rënie deri në -5%, në 40% të vendeve ka një rënie të normës vjetore më shumë se 5%. Sfidat e shfaqura në tregun rajonal dhe botëror postar lidhen me zhvillimet teknologjike dhe zëvendësimin elektronik.
Përputhja e kuadrit ligjor me acquis communaitare më të fundit, përmbushja e angazhimeve të marra në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, janë hapa të nevojshëm për zhvillimin e mëtejshëm të tregut postar dhe integrimin e tij në tregun e përbashkët të BE-së.
Heqja e zonës së rezervuar, hapja e plotë e tregut, shtrojnë nevojën e përshtatjes së një kuadri rregullator që garanton zhvillimin e qëndrueshëm të tregut postar dhe ofrimin e shërbimit universal postar në cilësinë e kërkuar dhe me çmime të përballueshme për të gjithë.
Forcimi i kapaciteteve të nevojshme politikëbërëse dhe rregullatore për ndjekjen dhe zbatimin e duhur të politikës zhvillimit postar është i nevojshëm.
Zhvillimi i madh i tregut të komunikimeve elektronike dhe zëvendësimi elektronik shihet si një sfidë për sektorin postar në botë, por dhe te ne. Referuar të dhënave të tregut të komunikimeve elektronike, penetrimi i telefonisë së lëvizshme në vend është gati 190%, që tregon një shkallë të lartë përdorimi krahasuar dhe me mesataren e vendeve të BE-së.
Ndikimi i revolucionit të teknologjisë së informacionit në shoqërinë shqiptare është në zhvillim. Aksesi në internet është duke u rritur shpejt, avancimet teknologjike në shërbimet postare në botë kanë filluar të jenë prezent, gjithashtu, dhe në Shqipëri. Kjo e ka çuar sektorin postar drejt një opsioni që është reformimi përmes përdorimit të teknologjive të reja të avancuara dhe përshtatjes së modeleve bashkëkohore të biznesit. Ky proces duhet të vijojë për sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm të operatorit publik në kushtet e konkurrencës së plotë.
Ndjekja e zhvillimeve teknologjike kërkon një angazhim të vazhdueshme për sigurimin e shërbimeve cilësore dhe eficente.
Tregtia elektronike, në veçanti, ofron mundësi të reja për zonat e largëta dhe me popullsi të rrallë për të marrë pjesë në jetën ekonomike, për të cilën ofrimi i shërbimeve të mira postare është një parakusht. Ofruesit e shërbimeve postare duhet të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga ky zhvillim.
Garantimi i shërbimit universal me hapjen e tregut duke shmangur ngarkesat e pandershme është, gjithashtu, një sfidë në kuadrin e zhvillimit të sektorit postar dhe mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të përdoruesve në të gjithë vendin pa dëmtuar konkurrencën.
II. Sektori postar në Bashkimin Europian
II.1 Tendencat e zhvillimit të tregut postar në BE dhe në botë
Shërbimet postare përbëjnë një industri të rëndësishme në ekonominë e BE-së. Referuar një raporti të Komisionit për Këshillin dhe Parlamentin Europian (2), në vitin 2004, shërbimet postare në BE fitonin rreth 90 miliardë euro ose afërsisht 1% të GDP-së në BE. Sektori i shërbimeve postare është, gjithashtu, një punëdhënës i rëndësishëm me rreth 1.6 milionë njerëz të punësuar direkt nga operacionet. Shërbimet postare janë konsideruar si një shërbim me interes ekonomik të përgjithshëm për BE-në.
Ofruesit e shërbimeve postare janë duke u përballur me konkurrencën e egër të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe nevojën e përshtatjes më mirë të biznesit të tyre në përgjigje të kërkesave të klientëve dhe përmirësimit të eficencës. Sektori postar është në zhvillim si në
Bashkimin Europian dhe kudo në botë. Në vendet anëtare të BE-së është implementuar direktiva e tretë postare 2008/6/EC, e cila midis të tjerash, lidhet me hapjen e plotë të tregut postar. Ofruesit e shërbimeve postare janë duke u ballafaquar, gjithashtu, dhe me një rritje të konkurrencës si rezultat i hapjes së tregut. Disa ofrues të shërbimeve postare janë duke shkuar më tej dhe janë duke hyrë në tregje të afërta përmes zhvillimit të shërbimeve IT për klientët e tyre.
Volumet e postës së adresuar kanë vazhduar të rriten në tregun postar të BE-së (3). Sipas disa të dhënave të fundit (4), rritja e volumit në shërbimet postare rezulton më e theksuar në vendet e reja anëtare të BE-së se sa midis vendeve anëtare më të hershëm të BE-së. Tregu postar është duke vazhduar të zhvillohet drejt një tregu shpërndarjeje njëdrejtimësh ku posta e origjinuar nga biznesi llogaritet mesatarisht në 85% e volumit total postar.
Megjithatë konkurrenca në tregun e postës së letrave në BE është duke u zhvilluar ngadalë dhe pjesa e tregut të konkurrentëve mbetet e ulët. Pjesa e tregut të konkurrentëve shkon nga 8% deri në 14%, por në shumicën e vendeve anëtare të BE-së pjesa e tregut të konkurrentëve mbetet e ulët nën 2%. Kjo situatë është e ngjashme me atë në Shqipëri, për tregun e postës së letrave.
Në lidhje me sigurimin e shërbimit universal udhëzohet që rregullimi i Detyrimit të Shërbimit Universal (USO) të rishikohet, në mënyrë që të ai të mbetet i përballueshëm dhe të shmangen kostot e larta neto. Hapja e plotë e tregut ka hequr zonën e rezervuar si burimin tradicional të financimit për Detyrimit të Shërbimit Universal (USO). Aktualisht vetëm në pak vende të BE-së është parë e nevojshme kompensimi i ofruesit të shërbimit universal për kostot neto të USOs. Vlerësimi i kostos neto të shërbimit universal kërkon një studim të detajuar të kostos dhe përfitimeve të elementeve të ndryshme të USO të saj.
Një tendencë tjetër në tregun e Bashkimit Europian është reduktimi i numrit të punonjësve postare. Zhvillimet teknologjike, zëvendësimi elektronik po shoqërohen me një rënie të ndjeshme në volumet postare. Gjithashtu, rritja e automatizimit është duke ndikuar ndjeshëm në fuqinë punëtore.
II.2 Acquis communaitare për shërbimin postar
Që nga viti 1994, vendet anëtare të BE-së kanë implementuar legjislacionin për liberalizimin e tregut postar. Burimi kryesor i acquis communaitare në fushën e aktivitetit postar është direktiva postare 97/67/EC, amendimet e miratuara me direktivën 2002/39/EC, gjithashtu, dhe vendimi i sjellë nga Gjykata Europiane dhe aktet e tjera që rregullojnë shërbimet e interesit të veçantë qeverisës (SGEI – Services of General Economic Interest) dhe konkurrenca e tregut të lirë.
Synimi parësor i acquis communaitare të BE-së në fushën e aktiviteteve postare është një kuadër rregullator për hapje në mënyrë graduale dhe të kontrolluar të tregut postar për konkurrencën e lirë të tregut, si dhe sigurimi i ofrimit të vazhduar të shërbimeve postare universale.
Në shkurt 2008, Këshilli dhe Parlamenti Europian miratuan direktivën 2008/6/EC; synimi i kësaj direktive ishte liberalizimi i plotë i tregut të shërbimeve postare. Ka dy objektiva kryesorë në shtetet anëtare të BE-së që janë të ndërlidhura:
– E para eliminimi i të gjitha zonave të rezervuara postare deri në vitin 2013.
– E dyta promovimi i shërbimeve universale përmes forcave të tregut të plotësuara nga masa të tjera kur është e nevojshme. Deri më sot, shumica e vendeve kanë eliminuar zonat e rezervuara. Të gjitha vendet e BE-së planifikojnë të veprojnë kështu në vitin 2013.
Direktiva e tretë postare përcaktoi për shumicën e vendeve anëtare që në termat e volumit postar përbënin gati 95% të tregut postar të BE-së, si afat për hapjen e plotë të tregut nga data 31 dhjetor 2010 dhe si afat të dytë për hapje të plotë të tregut për pjesën e mbetur të shteteve anëtare nga data 31 dhjetor 2012. Aktualisht tregjet më të mëdha postare në BE, janë plotësisht të hapur. Në janar 2011, ishte liberalizuar 95% e tregut të brendshëm postar.
Objektivi kryesor i direktivës së tretë postare është zhvillimi i një tregu të brendshëm postar konkurrues që ofron shërbime me cilësi të lartë. Neni 9 i direktivës së tretë postare thotë që:
– Për shërbimet që bien jashtë fushës së shërbimit universal, shtetet anëtare mund të prezantojnë autorizimet e përgjithshme për aq sa është e nevojshme për të garantuar përputhjen me kërkesat esenciale.
– Për shërbimet që bien brenda shërbimit universal, shtetet anëtare mund të prezantojnë procedurat e autorizimit, duke përfshirë licencën individuale, për aq sa është e nevojshme me qëllim garantimin e përputhjes me kërkesat esenciale dhe për të siguruar ofrimin e shërbimit universal.
Referuar Raportit të BE-së (5), duket se ka pasur një ngadalësim në hapjen e mëtejshme të tregut postar në BE në disa shtete anëtare e lidhur kjo me kushtet e punës të konkurrentëve kryesorë, mungesa e një fushe loje të barabartë për ofruesit e shërbimeve postare, kushtet për pagën minimale etj.
II.3.- Sigurimi i Shërbimit Universal (USO) në BE
Direktiva e tretë postare parashikon hapjen e tregut postar në shumicën e vendeve anëtare të BE-së nga fundi i vitit 2012. Masat kryesore të direktivës së tretë postare krahasuar me direktivën e mëparshme lidhur me shërbimin universal përfshijnë:
– rishikimin e përkufizimit të shërbimit universal (posta direkte mund të konsiderohet si objekt i korrespondencës);
– mundësinë që të caktohen ofrues shërbimi universal të ndryshëm, për elemente të ndryshme të shërbimit universal dhe/ose pjesë të ndryshme të territorit të vendit;
– procedura për sigurimin e shërbimit universal përmes garës, kontraktimit ose negocimit;
– direktiva konfirmon që në thelb ofrimi i shërbimit universal që përmbush standardet e cilësisë të përcaktuara pa nevojën e zonës së rezervuar ose të drejtave speciale;
– shërbimi universal postar mund të lejohet të diversifikohet më tej me qëllim përballimin e konkurrencës, t’i përgjigjet kërkesave të reja të klientëve dhe të sigurojë burime të reja financimi.
Një nga çështjet reale në shtetet anëtare të BE-së kanë të bëjnë me: A është i nevojshëm financimi i detyrimit të shërbimit universal dhe nëse po si? Në përputhje me direktivën europiane, shtetet anëtare kanë dy mënyra për të siguruar financimin e kostos neto të detyrimeve të shërbimit universal nëse është e nevojshme:
– Fondet publike;
– Ndarja e kostove neto të detyrimeve të shërbimit universal ndërmjet ofruesve të shërbimit postar ose përdoruesve.
Megjithatë vlerësohet se përkufizimi i dhënë në direktivën e tretë për detyrimin e shërbimit universal mbetet i gjerë dhe është interpretuar në mënyra të ndryshme nga shtetet anëtare. Edhe pse përkufizimi i shërbimit universal nuk ndryshon në mënyrë drastike nga një shtet në tjetrin, fusha e shërbimit universal është e ndryshme midis vendeve të BE-së. Holanda, Suedia janë shembuj të mirë të shteteve anëtare, të cilat kanë hapur tregjet e tyre dhe kufizuar detyrimin e shërbimit universal te shërbimet bazë.
III.- Vizioni dhe objektivat
Ky dokument politikash përcakton këtë vizion për zhvillimin e sektorit postar në periudhën afatmesme, afatgjatë:
Vizioni
Përmirësimi i vijueshëm dhe sigurimi i shërbimeve postare cilësore me përfitime maksimale për çdo kategori përdoruesish përmes zhvillimit të një tregu postar të hapur e konkurrues, i gatshëm për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët të Bashkimit Europian.
Arritja e këtij vizioni do të bëhet përmes hartimit dhe zbatimit të programeve për krijimin e një mjedisi të përgjithshëm ligjor dhe institucional që i garanton konsumatorëve ofrimin e shërbimeve cilësore, interesat ekonomikë të tyre në një treg konkurrues dhe efektiv. Objektivi i qeverisë nëpërmjet politikës postare është zhvillimi i sektorit postar kombëtar dhe reflektimi në mënyrë adekuate i zhvillimeve teknologjike dhe zhvillimeve globale, duke marrë në konsideratë rrethanat e tregut shqiptar, si dhe harmonizimi i sistemit postar në Shqipëri me BE-në. Në linjë me kërkesat e direktivës postare do punohet për:
– sigurimin i një shërbimi postar universal me cilësi të lartë me çmim të përballueshëm dhe eficent;
– një zhvillim të qëndrueshëm dhe rregullimi adekuat të tregut të hapur postar;
– një mbrojtje më të mirë të përdoruesve të shërbimeve postare;
– promovimin e kushteve të ndershme të tregut me konkurencë efektive të realizuar përmes rregullimit specifik të sektorit;
– rregullimin me anë të autoritetit të pavarur rregullator për sektorin postar;
Në veçanti objektivat kryesore të politikës për periudhën 2013-2017 janë:
* Liberalizimi i plotë i tregut postar me dy hapa:
o Reduktimi i zonës së rezervuar 100 g në 50 g brenda vitit 2013;
o Hapja e plotë e tregut postar dhe heqja e zonës së rezervuar në fund të vitit 2014.
* Rishikimi i kuadrit ligjor në përputhje të plotë me acquis communaitare:
o Ligji Nr. 8530/1999, i ndryshuar është pjesërisht në përputhje me direktivat e fundit postare. Në veçanti Ligji Nr. 8530/1999 nuk ka transpozuar direktivën e tretë postare 2008/6/EC.
o Detyrat e autoritetit rregullator dhe të politikëbërësit kanë nevojë të rishikohen dhe plotësohen me rishikimin e kuadrit ligjor.
* Garantimi i ofrimit të shërbimit universal. Skema e sigurimit të shërbimit universal duhet të rishikohet në përputhje me ecurinë e liberalizimit të tregut postar dhe ndryshimet e pritshme ligjore sipas acquis communaitare. Përkufizimi i shërbimit universal postar ka nevojë të rishikohet dhe saktësohet, përfshirë mënyrat e realizimit të këtij shërbimi në përputhje me acquis communaitare dhe rrethanat e zhvillimit në vend.
* Përmirësimi i vijueshëm i cilësisë së shërbimeve postare në përputhje me standardet ndërkombëtare për shpërndarjen e objekteve postare. Do të punohet për garantimin e standardeve europiane e botërore të cilësisë në shërbime. Zhvillimi dhe implementimi i sistemit të adresave do të sigurojë një përmirësim në cilësinë e shërbimeve postare dhe zgjerim në përdorimin e kodit postar.
Forcimi i kapaciteteve institucionale të rregullatorit dhe politikëbërësit. Krijimi i strukturës përkatëse për rregullimin postar në AKEP dhe fuqizimi i strukturës së ministrit për sektorin postar.
* Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit postar, promovimi i produkteve dhe shërbimeve të reja. Modernizimi dhe diversifikimi i produkteve dhe shërbimeve të reja, stimulimi i rritjes së tregut nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja për operatorin publik postar dhe tregun në tërësi. Zgjerimi i tregut të shërbimeve nëpërmjet implementimit të shërbimeve të reja postare e financiare për plotësimin e nevojave të konsumatorëve dhe mbushjes së kapaciteteve të lira.
* Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet ofruesve të shërbimeve postare. Në fund të periudhës të gjithë ofruesit e shërbimeve postare të kenë akses në elementet e infrastrukturës postare në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese, përfshirë sistemin e kodit postar, sistemin e adresave, informacionin mbi ndryshimin e adresave, kutitë postare dhe ato të shpërndarjes postare.
* Zhvillimi i burimeve njerëzore. Zhvillimi i sektorit postar kërkon zhvillimin e burimeve njerëzore nëpërmjet trajnimeve të stafit në aplikimin e teknologjive të reja, për të zotëruar risitë në zonat kyçe të veprimtarive postare. Forcimi i kapacitetete të sektorit postar për t’iu përgjigjur nevojave për ndryshime në treg dhe përmirësimi i kualiteteve të burimeve njerëzore në sektorin postar do të jetë në vëmendje të vijueshme.
Në planin e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar objektivat e këtij dokumenti janë në përputhje me objektivat e Strategjisë Globale Postare të miratuar nga UPU në kongresin e zhvilluar në Doha në vitin 2012. Në mënyrë të veçantë këto objektiva përfshijnë:
* Objektivi 1: Përmirësimi i ndërveprimit të rrjeteve ndërkombëtare postare;
* Objektivi 2: Sigurimi i njohurive teknike dhe ekspertizës në lidhje me sektorin postar;
* Objektivi 3: Promovimi i produkteve dhe shërbimeve të reja (zhvillimi i rrjetit 3D);
* Objektivi 4: Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit postar.
IV.- Programet që do të ndiqen
Kuadri i politikës sektoriale për zhvillimin e shërbimeve postare për periudhën 2013-2017, do synojë hapjen e plotë të tregut, krijimin e një kuadri ligjor në përputhje të plotë me acquis communaitare, si dhe krijimin e një regjimi rregullator eficent duke lehtësuar barrierat e hyrjes në treg dhe sigurimin e mjedisit për operimin në kushte të barabarta dhe të ndershme për të gjithë ofruesit në treg me qëllim sigurimin e shërbimeve cilësore dhe eficente për konsumatorët në të gjithë vendin. Programet, aktivitetet në zbatim të këtij dokumenti do të synojnë vazhdimin e ofrimit të shërbimit universal për të gjithë.
IV.1.- Liberalizimi i plotë i tregut
Liberalizimi i tregut të shërbimeve postare do të bëhet në përputhje me direktivat postare.
Aktualisht në vendet e Bashkimit Europian 95% e tregut postar është liberalizuar plotësisht në vitin 2010 dhe pjesa tjetër e këtij tregu kishte detyrimin për liberalizim brenda vitit 2012.
Objektivi kryesor i direktivës së tretë postare është zhvillimi i një tregu të brendshëm postar konkurrues që ofron shërbime me cilësi të lartë. Me qëllim sigurimin e një tregu të lirë dhe të ndershëm postar në Shqipëri, është esenciale që të gjithë ofruesit e shërbimeve të interesuar mund të hyjnë në treg. Për realizimin e hapjes së plotë të tregut postar, reduktimi i zonës së rezervuar 100 g në 50 g brenda vitit 2013 dhe hapja e plotë e tregut postar që nënkupton heqjen e zonës së rezervuar në fund të vitit 2014.
Hapja graduale dhe progresive e tregut postar në Shqipëri drejt konkurrencës i ka siguruar Postës Shqiptare kohë të mjaftueshme për të kryer modernizimet dhe ristrukturimet e nevojshme të kërkuara për të siguruar një qëndrueshmëri afatgjatë në kushtet e reja të tregut.
Hapja e plotë e tregut postar në Shqipëri do të ndihmojë rritjen e madhësisë të këtij tregu dhe do të kontribuojë me tej në mbajtjen e punësimit të qëndrueshëm dhe me cilësi brenda Postës Shqiptare, si dhe të lehtësojë krijimin e vendeve të reja të punës në ofruesit e tjerë në vend. Rritja e mëtejshme e konkurrencës në tregun postar shqiptar do të aftësojë më shumë sektorin postar për t’u integruar me metodat alternative të komunikimit dhe lejojë përmirësimin e cilësisë së shërbimit.
IV.2.- Zona e rezervuar
Zona e rezervuar është përdorur si një mekanizëm për kompensimin e kostove për sigurimin e shërbimit universal postar. Studimet e kryera nga Komisioni Europian tregojnë që zona e rezervuar nuk është më zgjidhja e preferuar për financimin e shërbimit universal. Direktiva e tretë postare kërkon heqjen e zonës së rezervuar dhe jep disa mënyra të financimit të shërbimit universal postar.
Në linjë me acquis communaitare ky dokument përcakton si objektiv afatmesëm liberalizimin e plotë të tregut postar me dy hapa. Synimi bazë është sigurimi i ofrimit të qëndrueshëm të një shërbimi universal që, gjithashtu, përputhet me standardet e cilësisë të përcaktuara nga shtetet anëtare të BE-së në përputhje direktivën 97/67/EC. Zhvillimet e deritanishme tregojnë se kjo mund të sigurohet në Shqipëri pa nevojën e një zone të rezervuar.
Me hapjen e plotë të tregut, zona e rezervuar nuk duhet të jetë zgjidhja e preferuar për financimin e shërbimit universal në Shqipëri. Megjithatë një analizë e hollësishme për efektet e hapjes së tregut dhe mënyra e garantimit të ofrimit të shërbimit universal do ndërmerret me miratimin e këtij dokumenti në bashkëpunim me rregullatorin dhe operatorin publik postar.
Zhvillimet dhe progresi i bërë në këto vite, tregojnë që Posta Shqiptare është e aftë për të dhënë rritje dhe punësim, si dhe për të siguruar disponueshmërinë e një shërbimi eficent të interesit të përgjithshëm ekonomik për të gjithë përdoruesit.
Posta Shqiptare do të jetë e aftë për konkurrencën, të përballet me kërkesat e reja të konsumatorit dhe sigurojë burime të reja të financimit duke vazhduar diversifikimin e aktiviteteve të saj duke ofruar shërbime të tjera që shoqëria shqiptare ka nevojë.
Në përputhje me të dhënat e BE-së (Ref. 1), reduktimi i zonës se rezervuar nga 100 gramë në 50 gramë, llogaritet për hapjen e një shtese prej 7% në tregun e postës direkte. Vlerësohet se ky reduktim nuk ka një impakt të madh në zhvillimin e konkurrencës, sepse hap vetëm një pjesë të vogël të tregut postar në termat e volumit. Për këtë arsye mendohet që duhet të kalohet në reduktimin e zonës së rezervuar brenda vitit 2013 dhe në heqjen e zonës së rezervuar në fund të vitit 2014.
IV.3.- Përmirësimi i kuadrit ligjor
Kuadri aktual ligjor për sektorin postar është në përputhje me direktivën 97/67/EC dhe direktivën 2002/39/EC, por nuk ka të transpozuar direktivën e tretë postare 2008/6/EC. Hartimi i një ligji të ri «Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë» në harmoni të plotë me direktivat postare është një nga programet që do të ndërmerren menjëherë me miratimin e këtij dokumenti politikash me qëllim përmbushjen e angazhimeve të MSA-së.
Ligji i ri do të rishikojë dhe plotësojë përcaktimet në lidhje me rregullimin e përgjithshëm për shërbimet postare, qartësimin e kompetencave të politikë bërësit dhe rregullatorit, detyrime të qarta për të gjithë ofruesit e shërbimeve postare, mekanizmat për garantimin e shërbimit universal, përcaktimin e parimeve për tarifimin e shërbimeve bazuar në kosto, trajtimin e zonës së rezervuar sipas hapave të liberalizimit të tregut, kriteret për standardet e cilësisë së shërbimit, detyrimet për transparencë të llogarive për ofruesin/ofruesit e shërbimit universal, mbrojtjen e përdoruesve të shërbimeve postare etj.
Përmirësimi i kuadrit ligjor do të synojë realizimin e një liberalizimi të plotë të suksesshëm përmes sigurimit të aksesit të barabartë dhe të ndershëm të ofruesve në treg dhe hyrësve të rinj në treg, mekanizmave rregullatorë eficentë, si dhe harmonizim me politikat e Bashkimit Europian dhe strategjitë globale të zhvillimit të sektorit postar të miratuara nga UPU.
Për një treg të liberalizuar, kushti i parë është heqja e pengesave të hyrjes në treg. Kjo përfshin si kërkesat ligjore, kushtet e licencimit dhe pengesat joligjore (aksesi në kutitë postare). Me qëllim sigurimin e një tregu të lirë dhe të ndershëm postar në Shqipëri, është esenciale që të gjithë ofruesit e shërbimeve të interesuar të mund të hyjnë në treg. Me liberalizimin total është i nevojshëm një legjislacioni i ri për licencimin, i cili do të transpozojë direktivën e tretë postare me legjislacionin kombëtar.
IV.4.- Krijimi i një kuadri rregullator efektiv dhe roli i AKEP-it
Me hapjen e tregut dhe ndarjen e detyrave të politikëbërësit nga ato rregullatore, AKEP-i luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tregut postar në Shqipëri në garantimin e një konkurrence të ndershme në treg. Sfida kryesore para AKEP-it është të rregullojë ndëroperimin në një treg me shumë operatorë/ofrues, marrja e veprimeve kundër barrierave strategjike të hyrjes dhe sigurimi që tarifat të jenë përshtatur më shumë me kostot.
AKEP-i është autoriteti përgjegjës për monitorimin e rregullt dhe raportimin për tregun postar shqiptar. Kjo është një nga detyrat e rëndësishme me qëllim identifikimin e ndonjë mangësie dhe problemi në kohë për të qenë i aftë të ndërmarrë veprimet (ligjore), kur janë të nevojshme dhe implementimin e masave korrigjuese.
Kostoja neto e shërbimit universal duhet të llogaritet, nën mbikëqyrjen e AKEP-it, si diferencë ndërmjet kostos neto të ofruesit të shërbimit universal të caktuar që operon nën detyrimin e shërbimit universal dhe që nuk operon nën detyrimin e shërbimit universal.
Sikurse është prezantuar më lart, krijimi i strukturës rregullatore postare është e nevojshme pas ndarjes së detyrave të politikëbërësit nga ato rregullatore në vitin 2009. Po kështu është e rëndësishme fuqizimi i rregullatorit postar duke pasur parasysh që tregu postar është në thelb i ndryshëm nga tregjet e tjera. Për t’iu përgjigjur nivelit të kompleksitetit të këtij tregu është e rëndësishme të ketë një strukturë të veçantë për rregullimin postar. Qeveria do të mbështesë miratimin nga Kuvendi të strukturës së propozuar të AKEP-it brenda vitit 2013.
Me qëllim krijimin e një kuadri rregullator efektiv më poshtë jepen disa rekomandime:
* AKEP-i duhet të zhvillojë metodologjitë për mbajtjen e llogarive të duhura dhe të sakta, për shërbimet postare në Shqipëri, në veçanti për shërbimin universal të ofruar nga Posta Shqiptare;
* AKEP-i duhet periodikisht të vlerësojë dhe të përshtatë praktikat më të mira rregullatore postare të zhvilluara nga vendet e tjera të industrializuara;
* AKEP-i së bashku me strukturën politikëbërëse duhet të bashkëpunojnë për zhvillimin e analizave dhe procedura që do t’i lejojnë ata të sigurojnë shërbimin universal nga mbështetja mbi forcat e tregut kur është e mundur dhe e përshtatshme dhe të përdorë procedurat e përcaktuara të prokurimit publik ku është e nevojshme për të plotësuar forcat e tregut. Kjo duhet të bëhet në një mënyrë transparente, jodiskriminuese, të ndershme dhe në përputhje me parimet e proporcionalitetit dhe me sa më pak shtrembërim të tregut;
* Ministri dhe AKEP-i duhet të zhvillojë analiza dhe procedura të nevojshme për të siguruar që fusha e USO është në linjë me ndryshimet e nevojshme për përdoruesit dhe zhvillimin e mjedisit teknik, ekonomik e social në Shqipëri.
* AKEP-i duhet të sigurojë që kuadri rregullator nuk krijon pengesa për hyrjen që janë në kundërshtim me kërkesat e objektivat e direktivës së tretë postare.
Në tabelën e mëposhtme jepet një përmbledhje e drejtimeve kryesore, të masave dhe aktiviteteve që do të ndërmerren për realizimin e një liberalizimi të suksesshëm të tregut postar në Shqipëri:
Kushtet kryesore Masat Hapat e implementimit në Shqipëri
…………………………….. …………………………………… …………………………………………………………
—————————————————————————————————————————————————–
IV.5.- Garantimi i ofrimit të shërbimit bazë/universal postar
Ndër objektivat e rëndësishëm të politikës është sigurimi i shërbimit bazë apo universal postar dhe me hapjen e plotë të tregut. Hapja e tregut dhe rishikimi i kuadrit ligjor në linjë me acquis communaitare në nevojën e rishikimit të kuadrit të përgjithshëm të realizimit të shërbimit universal apo shërbimit bazë postar duke e përshtatur me rrethanat e vendit.
Kuadri ligjor në fuqi, përcakton operatorin publik si ofruesin e shërbimit bazë postar, si dhe përcakton mënyrën e kompensimit për sigurimin e shërbimit bazë postar nëpërmjet shërbimeve të rezervuara. Heqja e zonës së rezervuar me liberalizimin e tregut duhet të shoqërohet përcaktimin e një kuadri të qartë për shërbimin universal postar.
Direktiva 2008/6/EC përcakton se: «Shërbimi universal garanton, në parim, pranimin dhe shpërndarjen në shtëpi ose në godinën e çdo personi fizik ose juridik për çdo ditë pune, edhe në zonat e largëta dhe me popullsi të rrallë». Neni 3 i direktivës postare të BE-së, kërkon sigurimin e të drejtës së shërbimeve universale për të gjithë përdoruesit në gjithë territorin e tyre me çmime të përballueshme, dhe që ata duhet të sigurojnë të gjitha masat e nevojshme, me qëllim që të sigurojnë densitetin/shpërndarjen e kënaqshme të zyrave postare dhe pikave të tjera të aksesit në përputhje me nevojat e përdoruesve. Gjithashtu, shtetet anëtare duhet të sigurojnë kryerjen e shërbimit universal të paktën në pesë ditë të javës. Vetëm autoriteti rregullator kombëtar mund të vendosë dhënien e përjashtimeve nga këto detyrime.
Direktiva jep mundësinë e përfshirjes në ofrimin e shërbimit universal postar të ofruesve të ndryshëm postarë, si dhe përcakton heqjen e zonës së rezervuar si mekanizëm financiar për kompensimin e kostove të shërbimit universal, duke orientuar drejt krijimit të fondeve publike ose ndarjen e kostove midis ofruesve.
Sikurse është analizuar përkufizimi i shërbimit bazë postar është i gjerë dhe me avancimet teknologjike dhe e-zëvendësimin ky përkufizim është duke u rishqyrtuar. Në një studim të kryer nga Banka Botërore (Ref 3) arrihet në konkluzionin që shpërndarja e letrës (krahasuar me shërbimet e tjera që mund të ofrohen nga zyrat postare) nuk është një kërkesë universale në vendet në zhvillim, kështu që madhësia e tregut në vendet në zhvillim është që USO-t nuk mund të përmbushen/arrihen në modelin e monopolit, dhe që operatorët monopol kanë kosto të larta për zhvillimin e sektorit dhe mirëqenien e konsumatorit.
Vërehet se konsumatori mesatar në Shqipëri, dërgon vetëm pak letra në vit dhe ndoshta një numër njerëzish në zonat rurale shqiptare nuk dërgojnë dhe as marrin as një letër të vetme (të paktën përmes rrjetit të kapur/mbuluar nga Posta Shqiptare). Në veçanti ka një kërkesë të ulët nga biznesi për të shpërndare postën në zonat rurale në Shqipëri. Ka dy arsye për këtë: mungesa e shërbimeve që kërkojnë faturimin, dhe vështirësia për një objektiv tërheqës për kompanitë në termat e qëllimeve të marketingut.
Përtej kësaj, aktualisht Posta Shqiptare ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe kryen shpërndarjen e shumë shërbimeve të tjera dhe jo thjesht postën e letrave. Shërbimet financiare përfaqësojnë rreth 45% të totalit të të ardhurave postare, dhe zyrat postare janë një pikë aksesi parësore për shërbimet financiare për shumicën e popullsisë shqiptare. Është e nevojshme që përkufizimi ligjor për shërbimin universal postar të rishikohet dhe përshtatet me rrethanat e vendit dhe nevojat e përdoruesve.
IV.6.- Financimi i shërbimit universal
Referuar direktivës europiane, shtetet anëtare kanë dy mënyra për të siguruar financimin e kostos neto të detyrimeve të shërbimit universal nëse është e nevojshme.
– Fondet publike
– Ndarja e kostove neto të detyrimeve të shërbimit universal ndërmjet ofruesve të shërbimit postar ose përdoruesve.
Zbatimi i direktivës europiane, për mënyrat e sigurimit të shërbimit bazë postar, si dhe të financimit të kostos neto të detyrimeve të shërbimit universal kërkon ndryshime të ligjit për shërbimin postar, pasi aktualisht ligji përcakton operatorin publik si ofruesin e shërbimit bazë dhe zonën e rezervuar si mekanizëm kompensimi për kostot e shërbimit universal. Rishikimi i kuadrit të përgjithshëm ligjor për shërbimin universal do të konsiderojë:
1. Formulimin e qartë të përkufizimit të detyrimit të shërbimit universal në Shqipëri dhe fusha e zbatimit të tij;
2. Sigurimin që llogaritë janë qartësisht të ndara dhe të mirë shpërndara midis kostove të shërbimit universal dhe kostove të tjera si caktimi në mënyrë të drejtë të kostove të përbashkëta për shërbimet e tjera (Post Bank, Internet etj.);
3. Krijimin e hapësirave për ofrimin e shërbimit universal nga një ose disa ofrues;
4. Përcaktimin nga AKEP-i të një metode llogaritje të qartë dhe transparente për vlerësimin nëse detyrimi për shërbimin universal shkakton ndonjë kosto ose jo.
Kuadri rregullator i BE-së (6), skicon qartë se ndihma shtetërore, e cila shtrembëron ose kërcënon të shtrembërojë konkurrencën është e ndaluar. Në përputhje me direktivat e BE-së mbi legjislacionin postar, shtetet anëtare mbeten të lira të vendosin se si të organizojnë dhe financojnë detyrimet e shërbimit universal. Ata duhet të sigurojnë që metoda e zgjedhur prej tyre është e përputhur me rregullat e BE-së për ndihmën shtetërore duke garantuar përmbushjen e detyrimit për shërbimin universal pa dëmtuar konkurrencën e ndershme në treg.
IV.7.- Ndarja e llogarive dhe kosto neto e shërbimit universal
Direktiva e tretë postare heq zonën e rezervuar dhe thekson që ndonjë ndihmë e marrë nga
shteti ose ndonjë fond kompensimi për të mbuluar kostot neto të shërbimit universal nuk duhet të përdoret për subvencionimin e aktiviteteve jashtë USO, sepse kjo mund të shtrembërojë konkurrencën.
Çmimi i shërbimeve konkurruese, i ofruar nga USO duhet në parim të jetë të paktën i barabartë me koston totale mesatare të ofrimit për shkak të vështirësive të shpërndarjes së kostove të përbashkëta. Është detyrë e AKEP-it të kontrollojë çmimet dhe llogarisë kostot neto të USO me qëllim shmangien e ndonjë subvencionimi të tërthortë.
Për të garantuar që kosto e shërbimit universal nuk përbën barrë të pandershme si për ofruesin e shërbimit universal ashtu dhe për dëmtimin e konkurencës në treg, është e nevojshme llogaritje e kostos të shërbimit universal.
Referuar aneksit 1 të direktivës së tretë postare, kosto neto e USO është: «çdo kosto e lidhur dhe e nevojshme për operimin e ofrimit të shërbimit universal. Kosto neto e detyrimeve të shërbimit universal llogaritet, një diferencë midis kostos neto të një ofruesi të caktuar të shërbimit universal që operon me detyrimet e shërbimit universal dhe të njëjtit ofrues shërbimi postar që operon pa detyrimet e shërbimit universal».
Posta Shqiptare, ose ndonjë ofrues tjetër i shërbimit universal, duhet të mbajnë llogari të ndara brenda sistemeve të tyre kontabël me qëllim një dallim të qartë ndërmjet secilit prej shërbimeve dhe produkteve, të cilat janë pjesë e shërbimit universal dhe atyre të cilat nuk janë. Kjo ndarje e llogarive duhet të përdoret si të dhëna kur llogaritet kosto neto e shërbimit universal. Ky sistem do të operojë mbi bazë aplikimi konsistent dhe parimet e llogaritjes së kostos të justifikuara objektivisht. Sistemi i llogarive i përdorur për llogaritjen e kostove, i cili duhet të miratohet nga rregullatori, mban parasysh:
– Kostot të cilat mund të caktohen direkt për një shërbim të caktuar ose produkt do të caktohen direkt;
– Kostot e përbashkëta, të cilat nuk mund të caktohen direkt në një shërbim ose produkt të veçantë do të caktohen si më poshtë:
Nëse është e mundur, kostot e përbashkëta duhet të shpërndahen mbi bazën e analizës direket të origjinës së vetë kostove.
– Kostot e përbashkëta, të cilat janë të nevojshme për ofrimin dhe të shërbimeve universale dhe shërbimeve jouniversale, do të shpërndahen siç duhet. Të njëjtat elemente/nxitës së kostos duhet të aplikohen si për shërbimet universale dhe për shërbimet jouniversale.
– Llogaritjet do të marrin në konsideratë të gjitha elementet e tjera përkatëse, duke përfshirë përfitimet e tregut dhe ato jomateriale që grumbullohen në një ofrues të shërbimit postar i caktuar për ofrimin e shërbimit universal, të drejtën për një fitim të arsyeshëm dhe stimujt për një kosto eficente.
Të gjithë operatorët/ofruesit duhet të jenë subjekt i parimeve të ndershme të financimit në tregun postar. Subvencioni i tërthortë dhe mundësia e abuzimit me kompensimin e shërbimit universal nga të ardhurat monopol për aq kohë sa ekzistojnë situatat monopol duhet të jenë në vëmendje të rregullatorëve si AKEP-i dhe Autoriteti i Konkurrencës. Subvencioni i tërthortë në sektorin postar nënkupton «që një sipërmarrës mbart ose shpërndan të gjitha ose pjesërisht kostot e aktivitetit të tij të një produkti ose tregu gjeografik në aktivitetin e një produkti tjetër ose tregu tjetër gjeografik» (7).
IV..-8 Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit postar, promovimi i produkteve dhe shërbimeve të reja
Për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit postar do të nxitet modernizimi dhe diversifikimi i produkteve dhe shërbimeve të reja nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja. Do të punohet për zgjerimin e tregut të shërbimeve nëpërmjet implementimit të shërbimeve të reja postare e financiare duke plotësuar nevojat e konsumatoreve. Zhvillimet ligjore e rregullatore duhet të nxisin bashkëpunimin ndërmjet ofruesve të shërbimeve postare për të përfituar nga infrastruktura postare ekzistuese në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese, përfshirë iniciativa për zgjerimin e sistemit të kutive postare, përdorimin e kodit postar, sistemin e adresave etj.
Rishikimi i kuadrit ligjor e rregullator do të përcaktojë detyrime të qarta për të gjithë ofruesit e shërbimeve për garantimin e shërbimeve me cilësi të lartë dhe një mbrojtje më të mirë të përdoruesve të këtyre shërbimeve.
Për operatorin publik postar, qeveria do të mbështesë të gjitha iniciativat për:
– rritjen e cilësisë së shërbimeve postare sipas standardeve bashkëkohore, në përputhje me kërkesat e PostEuropës për çdo proces operacional, evidentimi i normativave D+1, D+2, D+3 dhe kartelave të treguesve cilësorë për çdo operacion;
– krijimin e hartës rajonale;
– pjesëmarrjen në testimin e zbatimit të standardeve të cilësisë në tri nivele:
o ndërkombëtar, kombëtar dhe rajonal;
– zhvillimin e bashkëpunimeve në fushën e shërbimeve postare me vendet fqinje, si dhe me të gjitha vendet e tjera të botës, anëtare të UPU-së dhe Postë Europës për integrimin drejt standardeve të cilësisë;
– shtrirjen e sistemit të gjurmimit IPS në rang kombëtar e ndërkombëtar nëpërmjet PostNet e GS, përfshirja në IPS të programit të llogarive ndërkombëtare dhe reklamacioneve;
– zhvillimin e qëndrueshëm në proceset e zhvillimeve teknologjike, si:
o shtrirjen e mëtejshme të informatizimit të shërbimeve;
o automatizimin e sporteleve të shërbimit;
– zgjerimin e prezencës së kutive postare.
Sigurimi i shërbimeve cilësore dhe mbrojtja e përdoruesve është një kërkesë për të gjithë ofruesit e shërbimeve postare si publike dhe private dhe për të gjitha llojet e shërbimeve (universal ose jo). Ofruesit e shërbimeve postare duhet të përshtatin procedura të thjeshta dhe jo të kushtueshme për përdoruesit dhe ankesat e tyre, në veçanti në rastet e humbjes së dërgesave, vjedhjes, dëmtimit të tyre apo mosrespektimin e standardeve të cilësisë së shërbimit. Përdoruesit duhet të jenë të garantuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si dhe marrjen e rimbursimit dhe/ose kompensimit në rastet e dëmtimit humbjes së objektit postar.
Në veçanti ofruesi i shërbimit postar universal duhet të sigurojë informacion të detajuar të përditësuar mbi shërbimin, kushtet e aksesit çmimet dhe nivelin e cilësisë. Përdoruesit kanë të drejtë të ankohen pranë autoritetit rregullator për cilësinë e shërbimit. Çdo operator/ofrues i shërbimeve postare duhet të raportojë mbi numrin e ankesave gjatë vitit dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre.
IV.9.- Zhvillimi i burimeve njerëzore
Zhvillimi i sektorit postar kërkon zhvillimin e burimeve njerëzore nëpërmjet trajnimeve të stafit në aplikimin e teknologjive të reja, për të zotëruar risitë në zonat kyçe të veprimtarive postare.
Forcimi i kapaciteteve të sektorit postar për t’iu përgjigjur nevojave për ndryshime në treg dhe përmirësimi i kualiteteve të burimeve njerëzore në sektorin postar do të jetë në vëmendje të vijueshme. Qeveria do të mbështesë dhe do të nxisë çdo iniciative për zhvillimin e burimeve njerëzore në sektorin postar.
Respektimi i kushteve të ndershme të punës është esencial. Shumë shtete anëtare të BE-së kanë zhvilluar rregulla të reja në lidhje me kushtet e punës (Gjermania) për të mbrojtur operatorin kombëtar incumbent. Kjo është duke ndryshuar nën presionin e madh të Komisionit Europian.
Është e rëndësishme të nënvizojmë që direktiva e tretë postare nuk është kundër parimit për fiksimin e një page minimale, por më shumë që kjo pagë minimale duhet të jetë ndershmërisht e vendosur midis të gjithë ofruesve postarë dhe bashkimeve tregtare.
AKEP-i dhe qeveria shqiptare duhet të sigurojë zhvillimin e kushteve të ndershme të punës megjithatë, është esenciale që këto nuk përdoren të ngadalësojnë zhvillimin e konkurrencës së ndershme në tregun postar.
IV.10.- Bashkëpunimi ndërkombëtar
Në realizimin e objektivave të zhvillimit global, do të ndiqen dhe do të merret pjesë në aktivitetet dhe programet e miratuara nge Kongresin e UPU-së, Doha 2012. Në tabelën e mëposhtme jepen programet, aktivitetet e parashikuara sipas objektivave për periudhën 2012-2017 që do të koordinohen nga UPU.
V.- Instrumentet e implementimit dhe monitorimit
Zbatimi i këtij dokumenti politikash do të ndiqet nga ministri dhe AKEP-i përkatësisht për çështjet e lidhura me kuadrin ligjor dhe atë rregullator postar.
Ministri nëpërmjet strukturave të varësisë, si dhe në bashkëpunim me AKEP-in dhe aktorë të tjerë do të punojë për rishikimin e kuadrit ligjor të sektorit postar dhe përmbushjen e angazhimeve në kuadër të procesit të integrimit me BE-në, si dhe të anëtarësimit në organizmat ndërkombëtarë si UPU dhe CEPT.
AKEP-i do të punojë për plotësimin e kuadrit të nevojshëm rregullator në zbatim të legjislacionit, si dhe për monitorimin e përmbushjes së detyrimeve nga operatorët/ofruesit e tregut postar.
Monitorimi i zhvillimit të tregut postar do të përfshijë ndjekjen e ecurisë së treguesve statistikorë të mbledhur dhe përpunuar nga AKEP-i mbi infrastrukturën postare, volumin e shërbimeve postare, respektimin e standardeve të cilësisë së shërbimit, respektimin e kërkesave për mbrojtjen e përdoruesve etj. Gjithashtu, monitorimi i zhvillimit të këtij tregu do të ndiqet dhe përmes publikimeve periodike të UPU-së për situatën e zhvillimit të tregut postar në rajon dhe në botë.
Zbatimi i këtij dokumenti në planin financiar lidhet me kostot e nevojshme për hartimin e kuadrit të ri ligjor në përputhje me acquis communaitare dhe për krijimin e kapaciteteve të nevojshme strukturore të rregullatorit dhe politikëbërësit.
Për sa i përket strukturës së nevojshme në AKEP për rregullimin postar, ajo është një kërkesë e domosdoshme për përmbushjen e duhur të detyrave rregullatore për tregun postar. Nga pikëpamja e impakteve financiare ajo është pjesë e parashikimeve në buxhetin e institucionit.
Rishikimi i kuadrit të përgjithshëm për realizimin e shërbimit universal postar kërkon në një fazë të dytë pas hapjes së plotë të tregut, një analizë të hollësishme të skemës së vijimësisë të ofrimit të këtij shërbimi. Në aspektin e investimeve të sektorit privat, nuk ka implikime të drejtpërdrejta financimi, ky dokument hap mundësinë e shtrirjes dhe zgjerimit të shërbimeve të ofruara nga sektori privat me hapjen e plotë të tregut dhe heqjen e zonës së rezervuar.
ANEKSI 1.- KALENDARI I PROPOZUAR PËR ZBATIMIN E DOKUMENTIT TË POLITIKËS
———————————————————————————————————
(1)»Shërbimi bazë postar» kupton pranimin, përpunimin, vijimin dhe dorëzimin e objekteve të thjeshta të postës së letrave të adresuara, deri në 2 kg, të kolipostës së adresuar deri në 10 kg, shërbimin e urdhërpagesave postare dhe shërbimin e objekteve të regjistruara dhe të siguruar. Për kolipostën e adresuar ndërkombëtare që hyn në shtete të tjerë, kufiri i shërbimit bazë shtrihet deri në 20 kg.
(2) Report from the Commision to the Council and the European Parliament on the application of Postal Directive 97/67/EC as amended by directive 2002/39/EC
(3) Report from the Commision to the Council and the European Parliament on the application of Postal Directive 97/67/EC as amended by directive 2002/39/EC
(4) Konferenca Rajonale, Shkup 2012
(5) Report from the Commision to the Council and the European Parliament on the application of Postal Directive 97/67/EC as amended by directive 2002/39/EC
(6) Shih neni 107 të TFEU
(7) Njoftim nga Komisioni mbi aplikimin e rregullave të konkurrencës në sektorin postar dhe një vlerësim i disa masave shtetërore në lidhje me shërbimet postare. (Gazeta Zyrtare C 39, 6.2.1998, p. 2-18)